14 March 2018 / 10:30
Për sot është parashikuar seanca e radhës për lëndën “Lëndina”, të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i akuzuar kryesor është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Lënda ka të bëjë me ndërtim pa leje të shtëpive në Zelenikovë, ndërsa me Llatasin të akuzuar janë edhe dy persona tjerë.
Dëshmitë e PSP-së thonë se ndërtimi i tre shtëpive filloi në vitin 2011, pa leje paraprake, ndërsa leja u sigurua më vonë, përkatësisht në vitin 2013, kur edhe kishin përfunduar komplet ndërtimet.


