9 March 2018 / 9:32
Në orën 9:30 sipas kohës lokale në Gjykatën Supreme në Athinë, siç u paralajmërua ka filluar seanca në të cilën në mesin e 22 rasteve të cilat janë në rend dite është edhe ankesa për vendimin e Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit.
Seanca për dyshen e DSK-së është anuluar dy herë, në seancë të pranishëm janë Grujevski dhe Boshkovski, së bashku me ekipin e tyre të avokatëve.
Gjykatësja kryesuese me Këshillin gjashtëanëtarësh dhe prokurorin në seancën e kaluar potencoi se ky do të jetë anulimi i fundit.


