8 March 2018 / 12:49 Njësia e krimit ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup mbrëmë i ka privuar nga liria personat A.L.(43) dhe H.B.(42) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “falsifikim i parave”. Siç kumtoi MPB, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra operative është konstatuar se të arrestuarit në fund të vitit të kaluar, gjegjësisht në 30 dhjetor të vitit 2017 në supermarketin “Tineks” në qarkullim kanë lëshuar 20 bankënota të falsifikuara në vlerë prej 500 denarëve. Gjatë privimit nga liria dhe kontrollit të kryer, te A.L. janë gjetur gjashtë bankënota në vlerë prej 100…
Author: almakos
8 March 2018 / 11:59 Për uikend moti do të jetë me diell dhe dukshëm më i ngrohtë me temperatura mbi 20 gradë Celsius. Prej nesër deri të dielën do të ketë mot stabil dhe të thatë. Nesër në shumë vende do të ketë rritje të vranësirave. Temperatura do të lëvizë prej minus dy deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë një, ndërsa temperatura maksimale e ditës 15 gradë Celsius. Gjatë uikendit moti do të jetë kryesisht me diell dhe dukshëm më i ngrohtë. Të shtunën temperatura e mëngjesit do të…
8 March 2018 / 9:41 Ideja për hapjen e Kushtetutës greke, të cilën e paraqiti kryeministri, Zoran Zaev e tronditi opinionin grek, shkaktoi komente negative, por e hapi edhe obsionin për arritje të marrëveshjes ndërkombëtare mbikushtetuese. “Identiteti është ndjenjë dhe për të nuk mund të negocioni, të bëni pazar. Unë besoj se në atë frymë, duke u udhëhequr me kujdes drejt partnerëve me të cilët negociojmë do të gjejmë zgjidhje, e njëkohësisht të hapet edhe Kushtetuta e Greqisë dhe të shohim se si ata mbajnë kujdes për grekët jashtë Greqisë. Unë jam i gatshëm, si ata kujdesen për grekët jashtë…
Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare…
7 March 2018 / 18:21 Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Federika Mogerini. Nga kabineti i ministrit u njoftua se në takim u bisedua për stabilitetin e rajonit dhe integrimin evropian të Maqedonisë. “Maqedonia është kthyer në rrugën evropiane, si me agjendën e brendshme reformuese, ashtu edhe me rolin dhe vendosmërinë për të ndërtuar ura dhe miqësi me fqinjët e saj. Maqedonia sot është një shans, por edhe një detyrim i përbashkët me BE-në, për të treguar se ne nuk mund ta ndalojmë vetëm krizën, por edhe të…
7 March 2018 / 17:14 VMRO-DPMNE-ja opozitare kritikoi Qeverinë se nuk po përmbush premtimet parazgjedhore sa i përket reformave në sistemin Shëndetësor. Nga partia e Mickovskit akuzuan se të gjitha planet për reformimin e Shëndetësisë mbeten vetëm premtime në letër. Ata kujtuan edhe premtimin e kryeministrit Zaev për rritjen e pagave për mjekët, premtim ky sipas tyre i parealizuar. Në kundërpërgjigjen e LSDM-së thuhet se Qeveria e udhëhequr nga Zaev ka avancuar sistemin shëndetësor i cili për 11 vite ishte lënë anash nga pushteti i kaluar, duke shtuar se vazhdojnë me masat për rritjen e pagave për mjekët.
7 March 2018 / 16:10 Aleanca për Shqiptarët i quan lojëra veprimet e partnerëve të koalicionit lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela thotë se këto dy parti edhe kur ishin në pushtet në vitin 2002-206 nuk kishin votuar këtë ligj të paraparë me Marrëveshjen Kornizë. Sela kujton edhe njëherë se Qeveria aktuale u formua mbi kushtëzimin për miratimin e Ligjit për gjuhët dhe se numrat e këtij subjekti garantuan shumicën në Kuvend. Këto lojëra politike të LSDM-së më ngjajnë me kthimin e saj në identitetin e saj dhe burimin e saj. Ky ligj…
Nuk do të ketë më udhëzime të përgjithshme me prioritet përmes sistemit shëndetësor elektronik “Termini Im” por udhëzimet me prioritet do të bëhen me raport mjekësor në të cilin do të shkruhet saktësisht diagnoza e pacientit, dhe në bazë të shpjegimit të diagnozës do të vlerësohet nëse ka nevojë për termin me prioritet. Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se ndryshimet e tilla vijnë meqë metoda e praktikuar deri më tash ka krijuar shumë tollovi në sistemin elektronik të termineve. Udhëzimet me prioritet bënë një kaos të vërtetë, prandaj dhe tanimë u bënë ndryshime… ajo nënkupton se nuk do të…
7 March 2018 / 15:16 Dështimi i Kuvendit për të miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve mund të pasojë me takim të ri mes Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Një takim i tillë nuk konfirmohet e as mohohet nga subjektet politike në fjalë. Megjithatë mësohet se temë bisedimi do të jetë gjetja e konsensusit për tejkalimin e bllokadës dhe tërheqjen e amendamenteve ndaj ligjit të gjuhëve. Vetë Zaev larg kamerave hodhi poshtë zërat se ligji për gjuhët ka vendosur në krizë koalicionin Qeveritar. Ditë më parë, leximi i tretë i ligjit për përdorimin e gjuhëve dështoi për…
7 March 2018 / 15:05 I injoruar dhe i nënçmuar, kështu profesori Avzi Mustafa i cili tërë jetën ia ka kushtuar arsimit shqip, përshkruan rolin e sotëm të mësuesit shqiptar. Sipas Mustafës misioni i mësuesit sa vjen e zbehet, duke humbur qëllimin e tij të shenjtë, shkollimin e gjeneratave të reja. Ai thotë se mos angazhimi i mësuesve në përpilimin e teksteve e lekturave shkollore, shndërron mësuesin në një administrator të thjeshtë, duke mos u shfrytëzuar përvoja e tyre në asnjërën nga reformat që institucionet Arsimore po iniciojnë. As aspekti ekonomik sipas Mustafës, nuk lë vend për motivimin e mësuesit…
7 March 2018 / 15:02 Opozita greke zgjidhjen e çështje së emrit e sheh përmes ndryshimeve kushtetuese. Në të kundërtën Partia Komuniste e Greqisë sipas sekretarit të saj, Dimitris Koutsoumas nuk do ta votojë një marrëveshje eventuale që mund të arrihet mes dy kryeministrave, Cipras dhe Zaev. Partia Komuniste e Greqisë nuk do ta votojë Marrëveshjen Zaev-Cipras sepse kjo do të mundësonte që IRJM-ja t’i bashkohet NATO-s në qershor dhe BE-së. Kjo marrëveshje nuk do t’i jep fund propagandës së papërgjegjshme, njohjes së ndërsjellë të paprekshmërisë së kufijve, integritetin territorial dhe sovranitetin e dy vendeve, nevojat për ndryshime kushtetuese në…
7 March 2018 / 14:50 Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë dëmtuar edhe më shumë rrugën e fshatit Reçicë e Vogël të Tetovës. Banorët e këtij fshati shprehen të revoltuar dhe kërkojnë intervenimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale, të cilat në vazhdimësi premtojnë zgjidhje, por jo edhe realizim të premtimeve. Ajo për të cilën disa herë ka paralajmëruar televizioni Alsat, u përsërit sërish natën e mbrëmshme dhe vërshimet dëmtuan edhe më tej rrugën edhe ashtu të dëmtuar dhe të parregulluar që nga viti 2015. Dëme në shpija nuk ka bë por rruga siç e shihni në hall është. Premtojnë de…

