7 March 2018 / 15:02
Opozita greke zgjidhjen e çështje së emrit e sheh përmes ndryshimeve kushtetuese. Në të kundërtën Partia Komuniste e Greqisë sipas sekretarit të saj, Dimitris Koutsoumas nuk do ta votojë një marrëveshje eventuale që mund të arrihet mes dy kryeministrave, Cipras dhe Zaev.
Partia Komuniste e Greqisë nuk do ta votojë Marrëveshjen Zaev-Cipras sepse kjo do të mundësonte që IRJM-ja t’i bashkohet NATO-s në qershor dhe BE-së. Kjo marrëveshje nuk do t’i jep fund propagandës së papërgjegjshme, njohjes së ndërsjellë të paprekshmërisë së kufijve, integritetin territorial dhe sovranitetin e dy vendeve, nevojat për ndryshime kushtetuese në vendin fqinj – deklaroi Dimitris Koutsoumpas, Partia Komuniste e Greqisë.
Nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe njëherësh shefi i grupit parlamentar të SYRIZA-s, Dimitris Papadimulis propozoi që çështja e emrit të përfundojë me një marrëveshje ndërkombëtare, garanci e së cilës të jetë Bashkimi Evropian dhe OKB-ja.
Mënyra më e mirë është me një marrëveshje ndërkombëtare me fuqi mbi-kushtetuese, me garanci të plota dhe të sigurta ndërkombëtare siç është Traktati i Lozanës, me të cilën do të duhet të sigurohen dy kërkesa kryesore kombëtare. Së pari, emër i përbërë, reciprokisht i pranueshëm, erga omnes, për të gjitha përdorimet dhe së dyti, dhënie fund çdo lloj irredentizmi. Ndërsa irredentizmi të zëvendësohet me një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, të bazuar në stabilitet dhe paprekshmëri të kufijve ekzistues, që do të ‘përfundojë’ si në një marrëveshje ndërkombëtare, që do të ketë garanci dhe nënshkrim të BE-së, OKB-së – tha Dimitris Papadimulis, Euro-deputet nga radhët e SYRIZA-s.
Mediat greke e raportuan si provokuese deklaratën e djeshme të kryeministrit, Zoran Zaev i cili duke tërhequr paralelen mes Kushtetutës sonë dhe asaj të Greqisë, pasi të dyja parashikojnë kujdes për shtetasit që jetojnë jashtë vendit kërkoi që të hapet e të shihet Kushtetuta e Greqisë.
Anesa Salihi


