8 March 2018 / 13:17
Një punonjës policor është sulmuar fizikisht dje pasdite nga O.S.A. (54) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në objektin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se shtetasi amerikan e ka sulmuar policin pas zënkës verbale.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15:00, ndërsa dy orë më vonë ai është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Qendër. Nga MPB nuk japin detaje të tjera.