8 March 2018 / 15:19
Ligji për gjuhët është shndërruar në “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeveritar. I miratuar dhe më pas i padekretuar nga presidenti Ivanov ky ligj i cili avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel zyrtar shkaktoi përplasje të mëdha politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, ndërsa të zëshëm në kundërshtimin e tij ishin edhe një pjesë e madhe e intelektualëve maqedonas. Për këtë dhe çështje të tjera në studion e “Rruga drejt…” flasin:
Edmond Ademi, ministër në qeverinë Zaev dhe anëtar i kryesisë së LSDM-së
Xhevat Ademi, deputet dhe përfaqësues i BDI-së dhe
Lulzim Aliu, përfaqësues i Lëvizjes BESA që drejtohet nga Afrim Gashi
“Rruga drej…” sonte ora 20.45 në Alsat-M.