6 March 2018 / 16:21
Këshilli Gjyqësor në krye me Zoran Karaxhovskin nuk do të jetë pjesë e ekipit të kryeministrit Zoran Zaev, që do t’i ndjekë reformat në gjyqësor. Në listën të cilën e siguroi Alsat M nuk gjendet as emri i kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Ky Institucion do të marrë pjesë me një përfaqësues, por jo me Vangelovskin. Pjesë e ekipit janë Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, prokurori i shtetit Lubomir Joveskit. Atje do të jenë edhe Katica Janeva, Ministri i Drejtësisë Bylent Saliji, zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristevski, Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti, si dhe përfaqësues të Gjykatës së Apelit në Manastir, Shkup, Gostivar dhe Shtip. Oda e avokatëve do të delegojë përfaqësues, ndërsa nga profesorët në ekipin e Zaevit janë Gordana Lazhetiq dhe Besa Arifi.
Alsat M


