4 March 2018 / 22:35
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të çështjeve Publike në Washington DC, duke nënvizuar përpara 18 mijë anëtarëve, se shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë sonë, por jo e vetmja që lidhet me marrëdhëniet midis hebrenjve dhe shqiptarëve.
Gjatë intervistës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se gjatë luftës së dytë botërore, shqiptarët pa dallim feje kanë strehuar hebrenjtë, duke shkëputur nga historia një episod mjaft interesant.
Sipas kryeministrit, gjatë luftës së dytë botërore një prej nazistëve më të lartë, Hermann Neubacher, në vitin 1943 thirri katër përfaqësues të katër komiteteve tona fetare e ju kërkoi që të jepnin listën e hebrenjve dhe listën e floririt që kishin, por ata dhanë floririn, dhe jo listën e hebrenjve.


