5 March 2018 / 11:54
Në kuadër të manifestimit të përgjithshëm për “Epopenë e UÇK-së”, Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon ceremoninë për manifestim në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në pistën e kazermës “Adem Jashari”, do të fillojë manifestimi me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve, familja Jashari, veteranë të UÇK-ës, mysafirë të lartë, qytetarë etj.
Me këtë rast fjalime rasti do të mbajnë presidenti Hashim Thaçi, ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe një anëtar i familjes Jashari. /KosovaPress/


