Author: almakos

4 March 2018 / 21:33 Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një ndërtese në qytetin Poznanu të Polonisë. Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse Slavomir Brands deklaroi se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar 24 ekipe zjarrfikëse, të cilët kërkojnë rrënojat për të mbijetuar. Fatkeqësia ndodhi sot në ndërtesën me 18 banesa, ndërsa në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë. Guvernatori rajonal Zbigniew Hoffman deklaroi se ende është herët për të konfirmuar shkaqet e shembjes, por shtoi se një nga mundësitë është shpërthimi i gazit.

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 20:30 Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen kolektivisht pjesë e Bashkimit Europian në muajt që vijnë. Kështu shkruan në blogun e saj shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini duke iu referuar vizitave dhe takimeve që ka pasur me zyrtarët e vendeve të rajonit gjatë javës që shkoi. Sipas Mogherinit në muajt e ardhshëm vendet e Ballkanit kanë një mundësi unike për t’i dhënë fund ndarjeve të Evropës dhe për të bashkuar kontinentin europian. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës gjeografikisht dhe mund të bëhet kolektivisht pjesë e Bashkimit Evropian. Kështu shkruan shefja…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 20:11 Autoritetet lokale nga Struga të kryejnë ndërhyrjeje konkrete të sistemit të burimeve në afërsi të fshatit Shum, nga ku qyteti dhe një pjesë e fshatrave përreth marrin ujë për pije, kërkojnë nga Qendra e Shëndetit Publik. Pas çdo reshje të rrëmbyeshme, vjen deri tek turbullimi i madh i ujit, kështu që shpesh ndalohet pirja e tij. Tek burimi Shum është e nevojshme të bëhet ndërhyrje e ndërtimit teknik, për çka gjatë këtyre reshjeve që përfshijnë edhe një pjesë të hapësirës përreth burimit, të mos vijë deri tek turbullimi i ujit, apo deri tek mbledhja e…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 16:08 Takimi i krerëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Micoski dhe Ahmeti ka qenë më shumë se një takim përurimi, thonë analistët. Sipas Petar Arsovskit, me ndihmën e Ali Ahmetit, VMRO-DPMNE dëshiron të tregojë se po ndryshon kursin politik ndaj shqiptarëve. Ai vlerëson se nëse me të vërtetë VMRO-DPMNE-ja do kishte ndryshuar qasjen ndaj statusit të shqiptarëve, dhe t’i tërheq 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për gjuhët, ose fare nuk do ti kishte propozuar të njëjtat. Kjo shihet haptazi se është një tentim i kryesisë së re të VMRO-DPMNE-së që ta ndërpresë tendencën se kjo parti është…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 15:56 Pas publikimit të pamjeve në Alsat për gjendjen katastrofale të tualeteve në shkollën “7 marsi” dhe në disa shkolla të tjera, komuna e Çairit ka paralajmëruar se do të thërras mbledhje më të gjithë drejtorët e shkollave për të kërkuar përgjegjësi prej tyre lidhur me mosmirëmbajtjen e tualeteve, ndërkaq më pas, komuna do të njoftojë Inspektoratin lidhur me rastin. Nga kjo komunë njoftuan se tanimë kanë marrë vendim për rikonstruimin e tualeteve të të gjitha shkollave që gravitojnë në këtë komunë dhe se deri në gjysmën e këtij viti, pritet që të kryhet e gjithë…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 15:52 Gjykata Kushtetuese me vetë iniciativë mund ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e ligjit që parashikon apanazh për ish-ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë. Profesori universitar, Osman Kadriu, i cili para dy muajve u zgjodh gjykatës kushtetues, konsideron se një pjesë e dispozitave ligjore në ligjin për paga janë kundër kushtetuese dhe duhet të ndryshohen. Deri më tani nga Kushtetuesja nuk ka pasur nismë me të cilën kërkohet që gjykatësit ta vlerësojnë kushtetutshmërinë e vendimit ligjor që u jep të drejtë ish-zyrtarëve më së shumti deri në një vit të marrin para nga buxheti në shumën e pagës…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 15:35 Përmendorja e Aleksandrit të Madh, Olimpisë, Filipit të Dytë, porta “Maqedonia” si dhe emrat e disa rrugëve në Shkup, sipas tekstit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme greke, për fqinjin jugor përbëjnë irredentizëm. Mes tjerash, janë përmendur edhe disa simbole “me diellin e Verginës” dhe harta e Maqedonisë së madhe, të vendosura në disa qytete si dhe emri i autostradës dhe aeroportit “Aleksandri i Madh”, të cilat janë riemëruar në “Miqësia” dhe “Aeroporti ndërkombëtar Shkup”. Por, a do të vazhdojë Maqedonia të ndërrojë emra të rrugëve apo të largojë përmendore, të…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 14:37 Kryeministri Zoran Zaev sot do të takohet me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Qeverisë, ndërsa pritet që në fokus të jenë zhvillimet aktuale në Maqedoni e sidomos negociatat me Greqinë për çështjen e pazgjidhur të emrit. Një ditë më pare kreu i VMRO-së takoi liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të diskutuar për reformat e domosdoshme për integrimin euroatlantik të vendit. Ahmeti pas takimit u shpreh se kishte marrë garanci nga Mickoski për reformat, por lideri I opozitës maqedonase u shpreh qartë se një proces i tillë do…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 13:52 Të pish një kafe me fotografinë tënde sipër është trendi më i ri në botë. “Selficino” është një aparat i pazakontë kafeje i cili pasi mbush filxhanin me kafe në fund e dekoron atë me topografinë tuaj. Në fakt bëhet fjalë për një proces digjital printimi 3D brenda pak sekondash i cili lidhet me smartfonin e personit që përgatit kafen. Përmes një aplikacioni në telefon zgjidhet fotografia e preferuar dhe si përfundim kafja shërbehet në këtë mënyrë. Me siguri ju keni parë fotografi të ndryshme të artit në kafe dhe gjatë gjithë kohës shikojmë edhe…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 13:16 Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi sot Bashkimin Europian me rritjen e taksave mbi automjetet nëse blloku rrit traifat doganore për kompanitë ameirkane. “Nëse BE-ja kërkon të rrisë më shumë tarifat e larta dhe barrierat për kompanitë amerikane që tregtojnë atje, ne thjesht do të aplikojmë një taksë mbi automjetet e tyre që hyjnë lirshëm në SHBA”, deklaroi Trump në profilin e tij Twitter. “Ata e kanë bërë të pamundur për automjetet tona (dhe më shumë) që të shiten atje. Mosbalancim i madhë tregtar!”, vazhdon ai. Donald Trump njoftoi të enjten synimet e tij për të…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 12:45 Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehën shqetësimin e madh përballë situatës në Gutan Lindore, ku autokolonat e OKB-së duhet të lejohen të dërgojnë ndihma në enklavën rebele siriane, sipas Elyse. “Gjatë një bisede telefonike dje në mbrëmje, presidenti francez dhe kreu i OKB-së rikonfirmuan vendosmërinë e tyre të plotë për të mundësuar aplikimin nga regjimi sirian dhe aleatët e tij të rezolutës 2401, veçanërisht për aksesin humanitar”, theksoi Elyse. “Autokolonat e OKB-së duhet të shpërndajnë që prej këtij momenti asistencë mjekësore për popullsinë e rrethuar”, shtoi presidenca franceze.…

Lexo më Shumë

4 March 2018 / 10:31 Në sheshin Maqedonia në Shkup,  sot në orën 13:00 nën moton “Emri jonë e drejta jonë” do të protestohet kundër ndryshimit të emrit, të shtetit dhe identitetit kombëtar, siç thonë organizatorët. Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Kjo protestë vjen në të njëjtën ditë me protestat e maqedonasve  në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, ku sot dhe nesër kanë paraljamëruar se do të protestojnë kundër ndryshimit…

Lexo më Shumë