4 March 2018 / 10:31
Në sheshin Maqedonia në Shkup, sot në orën 13:00 nën moton “Emri jonë e drejta jonë” do të protestohet kundër ndryshimit të emrit, të shtetit dhe identitetit kombëtar, siç thonë organizatorët.
Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.
Kjo protestë vjen në të njëjtën ditë me protestat e maqedonasve në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, ku sot dhe nesër kanë paraljamëruar se do të protestojnë kundër ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë. Tubimi me slloganin “Jemi Maqedonia” do të mbahet në qendër të Uashingtonit, ku disa organizata nga Nju Xhersi, Masaçusets, Nju Jork dhe Uashington, i kërkojnë qeverisë maqedonase që të ndalin bisedimet me Greqinë dhe mbrojtjen e identitetit maqedonas.


