3 March 2018 / 9:50 Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe temperatura në rritje . Në orët e mbrëmjes, në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 5 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të varjojnë nga 3 deri 16 gradë celcius.
Author: almakos
2 March 2018 / 23:49 NATO-ja i ka gjykuar të papranueshme dhe kundërproduktive deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin ku fliste për armë të reja të pathyeshme të forcave ruse dhe do të vazhdojë të përforcojë mbrojtjen. “Deklaratat ruse ku kërcënohet se do të shënjestrohen Aleatët janë të papranueshme dhe kundërproduktive”, theksoi zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungescu. “Mbrojtja kundërraketore e Aleancës nuk është ideuar dhe as drejtuar kundër Rusisë. Sistemi jonë shërben për t’u mbrojtur kundër raketave balistike jashtë zonës euro-atlantike”, tha ajo. Presidenti rus paraqiti dje armët e reja të pathyeshme, që është pajisur Rusia, gjatë një fjalimi toni…
2 March 2018 / 22:51 Xhakonda ose Mona Liza, kryevepra e Leonardo Da Vinçit, e cila është shfaqur në Luvër në Paris për 500 vjet, mund të nisë së shpejti një turne në qytete të tjera të Francës. Kjo u konfirmua nga ministri për Kulturën franceze, Francoise Nyssen, i cili në një intervistë me Radio Europe 1, deklaroi se donte “të studionte seriozisht” iniciativën në kontekstin e një ekspozite udhëtuese të disa prej veprave më prestigjioze që mbahen në muzetë franceze. “Unë nuk e shoh se pse arti duhet të mbetet i mbyllur. Sigurisht ne duhet t’i kushtojmë vëmendje për…
2 March 2018 / 21:53 Katër skiatorë janë vrarë dhe një tjetër është zhdukur pas një orteku në Alpet jugore, thanë autoritetet franceze. Një tjetër skiator u plagos pas incidentit në Entraunes, pranë kufirit italian. Gjatë një vizite në qytetin jugor të Nisës, kryeministri francez Edouard Philippe u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim. Mediat lokale thanë se skiatorët, duke përfshirë një udhërrëfyes, ishin jashtë rrugës në një zonë të largët të parkut kombëtar Mercantour. Sipas njoftimeve, orteku u shkaktua pak para orës 13:00 me orën lokale të premten. Ky është orteku më vdekjeprurës këtë dimër…
2 March 2018 / 20:30 Zbulohet sekreti i enzimës së jetëgjatësisë, telomerasa, që vepron duke prodhuar pjesë të përsëritura të segmenteve të ADN-së në ekstremet e kromozomeve, një mekanizëm që përshkruhet në revistën shkencore “Embo Journal” dhe që mund të jetë në themel të një gjenerate të re ilaçesh kundër plakies. Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës, të drejtuar nga Julian Chen kanë individualizuar një sinjal ndalese tek kjo enzimë, që është si një frenë dore që ngrihet dhe që pengon telomerasan të vazhdojë të shtojë këto pjesë ADN-je në pafundësi. Çdo qelizë mund të ndahet vetëm në një numër…
2 March 2018 / 20:10 Qeveria do merr në dorë menaxhimin e situatës me mbeturinat. Kjo vjen pasi komunat në të gjitha rajonet e Republikës së Maqedonisë për shkak të mungesës së kapaciteteve financiare dhe teknike nuk mund të zgjidhin këtë problematikë. Ministri I ambientit dhe planifikimit hapësinor Sadulla Duraku propozoi që komunat fillimisht të japin dritën jeshile për këtë bashkëpunim dhe të vendosin lokacionet. Kryeministri Zaev deklaroi se për një menaxhim më të mirë me mbeturinat dhe deponitë e egra është I nevojshëm bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror. Elemdina Aliji [embedded content]
2 March 2018 / 19:42 Avionët luftarakë të Turqisë kryen sot një sulm ndaj forcave pro-qeveritare siriane, duke vrarë të paktën 17 persona në enklavën kurde Afrin. Organizata “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me seli në Britani, tha se sulmi ajror kishte ndodhur në fshatin Jamaa. Ka njoftime kundërthënëse lidhur me numrin e forcave milicore kurde që janë vrarë gjatë sulmit. Turqia dhe grupet rebele siriane e filluan operacionin kundër forcave milicore kurde në Afrin në janar, me qëllimin për t’i detyruar ato të largohen nga rajoni. Ankaraja i konsideron forcat milicore kurde si grup terrorist dhe i…
2 March 2018 / 19:09 Të shtëna me armë dhe një shpërthim i fuqishëm janë dëgjuar pranë selisë së ushtrisë dhe Ambasadës së Francës në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë raportuar të kenë vërejtur disa persona të armatosur që dilnin nga një automjet dhe hapnin zjarr, përpara se t’i drejtoheshin selisë diplomatike franceze. Rrethanat tregojnë për një sulm të dyfishtë, pasi si selia qendrore ushtarake, ashtu edhe ambasada ndodhen vetëm një kilometër distancë nga njëra-tjetra. Ndërkohë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Burkina Fasos këshilloi njerëzit të gjenin strehime të sigurta.
“Bisha nga Lindja” është në ditën e saj të fundit. Por vendin e saj në Irlandë dhe Britaninë e Madhe e ka zënë stuhia e dëborës “Ema” që i ka zhytur këto dy vende në kaos total, duke detyruar ushtrinë të marrë situatën nën kontroll. Në rrugët e Uellsit, niveli i dëborës arrin në gjysmë metri. Qarkullimi rrugor është totalisht i bllokuar, duke i lënë drejtuesit e automjeteve në rrugë për orë të tëra. Nuk kanë qenë të pakta aksidentet e rënda, siç i shini edhe në këto pamje të publikuara nga mediat britanike. Autoritetet irlandeze mbyllën përkohësisht aeroportet, për…
2 March 2018 / 18:31 Presidenti rus Vladimir Putin ka shqetësuar liderët perëndimorë pas deklaratave për posedimin e raketave bërthamore të pakapshme nga sistemet e mbrojtjes raketore. Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Të dy liderët shprehën shqetësimin për impaktin negativ, që ky veprim i Rusisë ka në përpjekjet ndërkombëtare për reduktimin e arsenaleve bërthamorë. Gjithsesi presidenti rus tha se posedimi i raketave të tilla nga Rusia nuk ka për qëllim nisjen e një “lufte të re të ftohtë”.
2 March 2018 / 18:09 Mungonte vetëm një element për të krijuar një bazë të mundshme të origjinës së jetë në Tokë dhe tani është gjetur, proteina amiloide, që ndodhet në natyre dhe përveçse krijoht vetvetiu me shumë lehtësi, mund të jetë në gjendje edhe të vetëriprodhohet, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Communications” dhe të zhvilluar nga Politekniku i Zyrihut. Për një kohë të gjetë e konsideruar si një anomali biologjike, proteina amiloide gëzon edhe një reputacion të keq sepse prania e saj lidhet me sëmundje neurologjike, si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Por, njëkohësisht, kjo proteinë është…
Italy’s former Prime Minister Silvio Berlusconi (L) shakes hands with European Parliament President Antonio Tajani at the European Parliament in Strasbourg, eastern France, on July 1st, 2017 before a ceremony in tribute to former German chancellor Helmut Kohl. Kohl, who oversaw German reunification and was a driving force in Europe’s integration, died on June 16 at age of 87. / AFP PHOTO / Sebastien Bozon (Photo credit should read SEBASTIEN BOZON/AFP/Getty Images) 2 March 2018 / 17:59 Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani deklaroi se do ta pranonte detyrën e kryeministrit të ardhshëm të Italisë, nëse konservatorët do të fitonin…

