2 March 2018 / 19:09
Të shtëna me armë dhe një shpërthim i fuqishëm janë dëgjuar pranë selisë së ushtrisë dhe Ambasadës së Francës në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë raportuar të kenë vërejtur disa persona të armatosur që dilnin nga një automjet dhe hapnin zjarr, përpara se t’i drejtoheshin selisë diplomatike franceze. Rrethanat tregojnë për një sulm të dyfishtë, pasi si selia qendrore ushtarake, ashtu edhe ambasada ndodhen vetëm një kilometër distancë nga njëra-tjetra. Ndërkohë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Burkina Fasos këshilloi njerëzit të gjenin strehime të sigurta.


