5 March 2018 / 12:50
Rezultati i dobëti Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme në Itali i ka kushtuar dorëheqjen kreut të kësaj partie, ish-kryeministrit Mateo Renci. Por aktualisht në selinë e kësaj partie ka akoma edhe më tepër paqartësi se çfarë do të ndodhi me humbjen e rëndë që pësoi kjo parti si asnjëherë tjetër në historinë e saj, duke zbritur poshtë 20 %.
Koalicioni i qendrës së majtë i drejtuar nga Partia Demokratike, deri më tani në pushtet, renditet forcë e tretë me 107-127 të projektuara në Dhomën e Ulët. Ky koalicion vuajti pasojat e zemërimit publik mbi dy çështje të kthyera në shqetësim madhor për italianet: papunësia dhe emigracioni.


