3 March 2018 / 16:28
Më shumë se tetë muaj nuk punën tomografi kompjuterik në spitalin e Ohrit, edhe pse të njëjtin e përdorin jo vetëm pacientë nga Ohri por edhe Struga sepse në spitalin e Strugës nuk ka një aparat të tillë. Është prishur gypi i rëntgenit për shkak të vjetërsisë. Për shkak të kësaj qytetarët dërgohen nëpër vende tjera.
Kjo për Ohrin është një hendikep i madh, ndërsa kemi nevojë të madhe për një pajisje të tillë. Ne me anë të kujdesit dytësor i dërgojmë, por kolegët nga kujdesi dytësor janë të detyruar t’i dërgojnë në Tetovë, Shkup, Manastir, nëse edhe atje punojnë. Por, ka një periudhë të gjatë dhe duhet pritur disa muaj, ndërsa sëmundjet nuk presin – tha tomografi kompjuterik – tha mjekja Violeta Mickovska.
Jo të gjithë mund të lejojnë të kontrollohen privatisht për çka çmimi është më shumë se 100 euro.
Me siguri është problem. Siç është situata është i nevojshëm.
Duhet të punojë, që të mos shkojnë njerëzit diku tjetër këtu duhet të ketë. Njerëzit nuk kanë para për të shkuar jashtë, ndryshe është këtu – thonë pacientët.
Pajisja mund të punojë, por për riparim nevojiten 6 milionë denarë, para të cilat spitali nuk i ka sepse e ka të bllokuar llogarinë bankare.
Situata aktuale në të cilën gjendemi është pak e vështirë, por do të bëjmë përpjekje. Janë njoftuar edhe në Ministri dhe do të na dalin në ndihmë dhe pres që së shpejti do të rregullohet kjo – deklaroi drejtoresha e spitalit SlLavica Maleska.
Tomografi kompjuterik vlen për një pajisje e cila saktësisht dhe tërësisht e përcakton diagnostikimin saktë të trupit të njeriut, gjatë sëmundjeve të caktuara apo lëndimeve.
Miki Trajkovski


