3 March 2018 / 10:13
Një 22-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes në lagjen Aerodrom të Shkupit, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në këtë lagje. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Bojmia”, në afërsi të Stacionit Hekurudhor, njofton Makfax. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti, por deri më tani nuk ka dalë me ndonjë version zyrtar.


