2 March 2018 / 14:54
Vazhdojnë përplasjet në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli. Situata u tensionua kur deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi mori fjalën dhe iu drejtua deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, ndërkaq kryeparlamentari Veseli kërkoi nga shërbimet e Kuvendit që deputetit Krasniqi t’i ndërpritet fjala.
“Siç mund ta dini të hënën që shkoj gjykata i liroi katër aktivistët e VV-sw nga rasti i montuar që na kanë hyp mbi qafë tash e dy vite. Sot kam dal këtu veç për me ia pa fytyrat juve deputetëve të PDk-së e disa prej juve të LDK-së e me ia ba dy pyetje në mënyrë të sinqertë”, tha Frashër Krasniqi, Deputet i Vetëvendosjes.
“Ndale fjalën e shko në vend. A patriotizëm po na shet a. Ndale fjalën regjia, shko në vend. Si ke minutat e kreve shko në vend. S’ke me fol sa të jem unë kryetar sot”, u shpreh Kadri Veseli, Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
Ndaj këtij veprimi të Veselit ragoi koordinatori i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca.
“Është e qartë pse ai ndali fjalën ai e ka kuptu që procedura gjyqësore kundër nesh ka ra në ujë dhe po shihet qartë, dhe me këtë Kadri Veseli e din se i ka shku ftyra. E vërteta është që ai nuk don me ni për neve“, u shpreh Glauk Konjufca, Koordinator i grupit parlamentar të VV-së.
Në shenjë revolte për veprimin e kryparlamentarit, deputetët e Vetëvendosjes lëshuan sallën.
Vjollca Aliti


