Penalja blen kamera për incizimin e seancave, tenderi kap shuma të larta

Gjykata penale seancat gjyqësore do t’i regjistrojë me 16 kamera full HD, ndërsa fjalimet e të akuzuarve dhe avokatëve do t’i regjistrojë me 40 mikrofonë. Pajisjet për gjykatën Shkupi 1 kushtojnë diku rreth 140 mijë euro pa TVSH. Ministria e drejtësisë tashmë e ka shpallur tenderin. Përveç kamerave dhe mikrofonave do të blihen edhe 8 altoparlantë, 8 rafte për mbajtjen e pajisjeve si dhe 8 audio mikserë. Sipas specifikimit të tenderit, kërkohet edhe aplikacion serveri. Me këtë duhet të mundësohet sigurim i materialeve të regjistruara, por edhe të bëjë kopje rezervë nga gjykimi i regjistruar. Softueri duhet të mundësojë kontrollimin e incizimeve edhe derisa zgjatë regjistrimi. Materiali në fund duhet të mbyllet dhe në te të kenë qasje vetëm persona të autorizuar nga gjykata. Seancat e regjistruara përmes këtij softueri duhet të futen në sistemin e tanishëm AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve.

Ministria e drejtësisë kërkon që firma e cila do ta fitojë tenderin të trajnojë të paktën 60 persona nga Gjykata penale që do jenë pjesë e procesit të regjistrimit të seancave gjyqësore. Për pajisjet është paraparë 1 vit garanci. Blerja e kamerave nga Gjykata Shkupi 1 vjen në kohë kur në rrjedhë e sipër janë shumë gjykime të Prokurorisë speciale. Të akuzuarit në rastet e Prokurorisë speciale si parakusht për fillimin e gjykimeve kërkuan që të njëjtat të regjistrohen, ndërsa pajisjet e tanishme nuk e mundësojnë një gjë të tillë. Për momentin të gjitha gjykimet në Gjykatën penale regjistrohen vetëm me dy kamera. Një pjesë e juristëve paralajmëruan se kërkesat për regjistrimin e seancave kur nuk ka kushte për këtë, janë përpjekje për shtyrjen e gjithë procesit.

Bojan Stojanovski

TAGS