2 March 2018 / 13:15
Në Iran me kërkesë zyrtare të Bankës Qendrore hyn në fuqi ndalesa për përdorimin e valutës amerikane në procedurat importuese.
“Kjo nuk do të shkaktojë probleme të mëdha me tregtarët, sepse është e vogël hyrja e dollarëve në aktivitetet tregtare të Iranit. Tashmë një kohë të gjatë sektori bankar në Iran nuk mund ta përdorë dollarin për shkak të sanksioneve”, theksoi drejtori i Bankës Qendrore të Iranit për punë me devizat, Mehdi Kasreipour.
Si pjesë e embargos tregtare bankave amerikane u është ndaluar bashkëpunimi me Iranin.
“Duke marrë parasysh se përdorimi i dollarit është i ndaluar në Iran, tregtarët tekstualisht përdorin valutë alternative gjatë transaksioneve, dhe tashmë nuk ka nevojë që të lëshohen fatura në të cilat valutë bazë është dollari”, theksoi Kaspeiopur.


