2 March 2018 / 16:06
Derisa skandali për keqpërdorimin e parave dridh komisionin kundër Korrupsionit, kryetari i këtij institucioni Igor Tanturovski sot ishte në rendin e parë të mbledhjes së Komisionit për sistem politik. Ai dëgjonte si institucionet dorëzojnë raporte transparente në Kuvend dhe para publikut. Edhe pse shumica parlamentare kërkon shkarkimin e të gjithë anëtarëve të komisionit antikorrupsion, ai këmbëngul në qëndrimin, se nuk do të japë dorëheqje pasi sipas tij bëhet fjalë për fushatë politike kundër tij. Ai vlerëson se nuk ka arsye që të shkarkohet nga Kuvendi sepse të dhënat e raportit të revizorëve janë nxjerrë nga konteksti. Ai vlerëson se as Kuvendi nuk mund ta shkarkojë.
Nga këndvështrimi im unë nuk ndjej ndonjë përgjegjësi, as që kam përgjegjësi, as që jam përmendur në këto raporte dhe për këto arsye unë nuk kam ndërmend të japë dorëheqje – deklaroi Igor Tanurovski, kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Nga LSDM-ja kërkojnë përgjegjësi etike nga Kryetari dhe anëtarët e komisionit Anti-Korrupsion dhe thonë se do të paraqesin një iniciativë deri te Komisioni për Zgjedhje dhe emërime. Ata kërkojnë nga Komisioni që në periudhën e ardhshme të dorëzojë raport të jashtëzakonshëm për punën e tij. Por nuk u përgjigjën nëse mund ta shkarkojnë Komisionin.
Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, me autorizimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, mund të ju informoj se do të pranohet çdo nismë dhe do të vendoset si pikë në rendin e ditës. Nuk dua të paragjykoj vendimin e Komisionit – deklaroi Hari Lokvenec, deputet i LSDM.
Ndryshe, anëtarët e Anti-Korrupsionit i emëron dhe shkarkon Kuvendi me një shumicë të thjeshtë dhe kanë mandat katër vjetësh. Sipas ligjit, një anëtar i Anti-korrupsionit mund të shkarkohet vetëm nëse ai vetë e kërkon këtë, nëse është i dënuar për vepër penale me burg, dhe në qoftë se e humb përgjithmonë aftësinë për të punuar. Revizioni i Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka konstatuar parregullsi në lidhje me pagimin e shpenzimeve të udhëtimit të anëtarëve të Komisionit ose janë dhënë dokument urdhër-udhëtimi fiktiv. Përbërja e fundit e Komisionit kundër korrupsionit u zgjodh në vitin 2015.
Aleksandra Spasevska


