Makina dhe mauna të bllokuar, kolona të gjata të automjeteve, kjo ishte pamja e sotme në qafën Bukovo. Të reshurat e dendura të borës që u intensifikuan në orët e pasditës tërësisht e bllokuan qarkullimin në rrugën Ohër- Resnjë. Udhëtarët që u bllokuan me automjetet e tyre, të revoltuar nga gjendja e rrugëve, na dërguan video incizime dhe fotografi ku shihet se “Rrugët e Maqedonisë” aspak nuk ka intervenuar në këtë pjesë. Sipas informatave të fundit nga policia, qarkullimi është normalizuar, por ende në fuqi është ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në këtë aks. Bora e ka bllokuar edhe Strugën dhe rrethinën e saj. Në qytet kanë rënë 20 cm borë. Autoritetet lokale të Strugës thonë se kanë intervenuar në çarshinë e qytetit dhe në shëtitoren e lumit Drin, por pastrimi është i vështirë për shkak të borës së madhe. Ndryshe, mot i njëjtë mbizotëron në mbarë vendin. Më shumë borë ka në Mavrovë ku trashësia ka kaluar 50 centimetra.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Çështja e jurisprudencës, Sali: Shumë shpejt do të publikohet zgjidhja!
- Horor në Gjermani – shtetasi i Maqedonisë dyshohet për sulm ndaj pensionistit, që vdiq
- Niset grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia, këtë vit për në Mekë udhëtojnë 2020 besimtarë
- Brenda një jave pritet të promovohet zgjidhja për provimin e jurisprudencës në shqip, njofton Sali
- LSDM: Edhe 10 ditë deri në afatin e fundit për reformat që Mickoski nuk do t’i përmbushë
- Eva Longoria mahnit në Kanë, shkëlqen me paraqitjen elegante në darkën bamirëse
- BDI: Kërkojmë hetim për pasurinë e padeklaruar të drejtorit të NOMAGAS, Nedim Rama
- Ndryshojnë sërish çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në tregun shqiptar

