Gjatë qëndrimit në Turqi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se përskaj asaj që Turqia renditet në vendin e 6 për nga numri i investimeve në vend, do të krijohen kushte për investime edhe më të mëdha. Sipas tij, ka mjaftë interesim nga kompanitë turke. Zaev nga Ankara zyrtare gjithashtu kërkoi që të vazhdojë mbështetjen për anëtarsimin e Maqedonisë në Nato, por edhe në BE.
Investimet dhe anëtarsimi i Republikës së Maqedonisë në NATO janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë, si dhe për përmbushjen e qëllimeve tona strategjike. Dhe çdo mik i sinqertë i Maqedonisë është i çmuar, posaçërisht kur bëhet fjalë për mikun e dëshmuar tradicional siç është Turqia – tha Zoran Zaev.

