Author: almakos

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski së bashku me delegacionin partiak në të cilin janë Vllatko Gjorçev, Timço Mucunski dhe Sllobodanka Aleksovska, do të realizojnë vizitë disaditëshe pune në Uashington, SHBA, kumtoi shërbimi partiak për shtyp. Gjatë vizitës, Mickovski do të realizojë disa takime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit amerikan të Shtetit dhe anëtarë të Dhomës përfaqësuese dhe Senatit. Kryetari i VMRO-DPMNE-së do të flasë edhe në Forumin e sigurisë, organizuar nga anëtarë të Senatit amerikan, ndërkaq do të marrë pjesë edhe në Mëngjesin e lutjes që mbahet nën patronatin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. Janë paraparë edhe…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Themelore Kumanovë mbahet seanca e radhës për rastin e katërvjeçarit Almir Aliut. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Sipas burimeve të televizionit Alsat, edhe seanca e sotme është caktuar pa harmonizimin e qëndrimeve mes prokurorëve të prokurorisë së lartë dhe asaj republikane të cilët mbeten të ndarë në vlerësime sa i përket ngritjes së akuzës për autorin e veprës. Prokurorët shqiptar kanë kundërshtuar propozimin e Këshillit Penal në Kumanovë që lënda të rikualifikohet nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Por, propozimin për rikualifikimin e lëndës e kanë mbështetur prokurorët…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale për sot është caktuar seancë për rastin “Sopoti”. Ky rast është prej vitit 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën pasi që automjeti i terrenit shkeli në një minë në rrugën lokale Sushevë – Sopot. Në këtë rast dhjetë persona u dënuan për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjetin shpërthyes në rrugën lokale Sushevë – Sopot. Në seancën e kaluar u dëgjua njëri nga dëshmitarët për rastin “Sopoti”. Ai, nuk e ndryshoi dëshminë që e ka dhënë në hetim. Avokati Vullnet Paçuku, pas seancës, deklaroi se dëshmitari kyç i seancës…

Lexo më Shumë

Komisarja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han sot do ta prezantojnë Strategjinë e Komisionit evropian për Ballkanin Perëndimor. Mogerini dhe Han do ta kumtojnë Strategjinë për perspektivën kredibile për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, në të cilën paralajmërohet për dy çështje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me tërë rajonin, ndërkaq duhet të zgjidhen para inkuadrimit të cilit do vend në BE: dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe kontestet bilaterale. Në versionin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, ceket se vendet nga rajoni do të…

Lexo më Shumë

Një kontejner i cili ndodhej në oborrin e spitalit të Kumanovës dhe i cili shfrytëzohej nga punëtorët që kanë qenë të angazhuar rreth ndërtimit të një pjese të spitalit është kapluar nga flakët.  Intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm. nuk raportohet për të lënduar dhe viktima, por është shkaktuar vetëm dëm material.

Lexo më Shumë

Enti shtetëror i revizionin ka vërtetuar një varg parregullsish në punën e komunës së Sarajit gjatë vitit 2016-të. Revizioni ka konstatuar se janë shpenzuar 24.000 euro për riparimin e automjeteve, mirëmbajtjen e softuerit dhe harduerit, organizimin e olimpiadës shkollore duke mos pasur për këtë dokumente kontabilimi. Gjithashtu, mbi 4000 euro janë shpenzuar për karburant për automjetet zyrtare, por nuk ka urdhëresa prej të cilave mund të konfirmohet se kush i ka shfrytëzuar automjetet, për çfarë qëllimi dhe sa kilometra janë kaluar. Revizorët gjithashtu kanë vërtetuar se nuk ka “pasqyrë” të qartë as për shpenzimet e rrugës dhe ato ditore. Për…

Lexo më Shumë

Reshjet e fundit përveç përmbytjeve, lanë pa shtëpi banimi edhe shumë qytetarë të rajonit të Kërçovës dhe Demir Hisarit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se ekipet për vlerësimin e dëmeve tashmë kanë dal në teren në të gjitha vendbanimet e vërshuara për të regjistruar dëmet e shkaktuara. Gjithashtu nga QMK-ja thonë se me vëmendje po përcjellin edhe nivelin e lartë të ujit në lumenjtë: Vardar, Treska, Cërna dhe Pçinja. Deri në këtë moment, në Kërcova janë regjistruar 123 shtëpi të përmbytura dhe presim që ky numër të dyfishohet për shkak se në numrin falas të menaxhimit me kriza…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës nuk ka informacion të saktë se kur do të përfundojë rindërtimi i plotë i Teatrit shqiptar. Do të ndiqet dinamika e zbatimit të marrëveshjes. Mbikëqyrja gjatë zbatimit të punimeve të ndërtimit është dashur ta japë përgjigjen nëse do të ketë prolongim të ri dhe a do të nevojitet kohë shtesë për të përfunduar riparimi që filloi katër vite më parë. Dorëzohet mendim deri tek organi mbikëqyrës, më pas organi mbikëqyrës duhet të paraqesë mendim deri tek institucioni, respektivisht Teatri shqiptar, i cili është i obliguar dhe në kuadër të së cilës mbetet kompetenca nëse do të vazhdohet…

Lexo më Shumë

Nesër në Gjykatën Themelore Kumanovë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin e katërvjecarit Almir Aliut. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Sipas burimeve të televizionit Alsat, edhe seanca e nesërme është caktuar pa harmonizimin e qëndrimeve mes prokurorëve të prokurorisë së lartë dhe asaj republikane të cilët mbeten të ndarë në vlerësime sa i përket ngritjes së akuzës për autorin e veprës. Prokurorët shqiptar kanë kundërshtuar propozimin e këshillit penal në Kumanovë që lënda të rikualifikohet nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Por, propozimin për rikualifikimin e lëndës e kanë…

Lexo më Shumë

Emri i ri i Maqedonisë të përmbajë përcaktues gjeografik. Nëse palët arrijnë marrëveshje për zgjidhje, atëherë emri i ri të jetë për përdorim të përgjithshëm dhe i njëjti të përdoret pas anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. “To Vima” greke publikoi pjesë të pakos së ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic, sipas së cilës pakoja parasheh që pranë emrit Maqedoni të ketë modifikues si: Gorna, Severna, Nova ose Vardarska. Nimic, sipas “To Vimës”, në dokumentin e tij si shembull për sqarim ka marrë emrin Gorna Makedonia. Sipas gazetës greke dokumenti i Nimicit parasheh që “Jo më vonë se në datën…

Lexo më Shumë

Përderisa vitin e kaluar 30 për qind e qytetarëve tërësisht e kundërshtojnë integrimin e Maqedonisë në BE për shkak të frikës nga ndryshimi i identitetit, pas debatit publik me ekspertë dhe zyrtarë të lartë, kjo përqindje është ulur në 19,6%. Ndërkohë rreth 20% e qytetarëve fuqishëm kundërshtojnë ndryshimin e emrit kushtetues si pasojë e frikës nga ndryshimi i identitetit, megjithatë nëse emri “maqedonas” dhe gjuha maqedonase nuk cenohen, 41% e qytetarëve do ta pranonin ndryshimin e emrit kushtetues të vendit. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e një ankete debative e realizuar nga Instituti për Politikë Evropiane. Përpara debatit dhe…

Lexo më Shumë

Partia e kryeministrit grek Cipras, Cyryza e cilësoi si dështim të opozitës protestën e një dite më pare në Athinë, kundër përdorimit të termit Maqedoni, në zgjidhjen e kontestit të emrit. Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijasijas në një postim në tuiter ka shkruar se as masiviteti i protestës nuk do të ndalë së negociuari për zgjidhjen e kontestit. Por Panos Kamenos, lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, që është pjesë e Qeverisë mbështeti protestën e një dite më parë duke shtuar se ajo ishte shpirt i grekëve, të pavarur nga partitë dhe askush nuk mund të mos i respektojë.…

Lexo më Shumë