Reshjet e fundit përveç përmbytjeve, lanë pa shtëpi banimi edhe shumë qytetarë të rajonit të Kërçovës dhe Demir Hisarit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se ekipet për vlerësimin e dëmeve tashmë kanë dal në teren në të gjitha vendbanimet e vërshuara për të regjistruar dëmet e shkaktuara. Gjithashtu nga QMK-ja thonë se me vëmendje po përcjellin edhe nivelin e lartë të ujit në lumenjtë: Vardar, Treska, Cërna dhe Pçinja.
Deri në këtë moment, në Kërcova janë regjistruar 123 shtëpi të përmbytura dhe presim që ky numër të dyfishohet për shkak se në numrin falas të menaxhimit me kriza 195 dhe personalisht në zyrat rajonale në Kërcovë, ka paraqitje për objekte banimi të përmbytura, oborre dhe rrugë. Të gjithë 62 personat që natën e kaluan në sallën e sportit Hristo Uzunov në Kërçovë sot pas drekës që morën nga Kryqi i Kuq lëshuan këto hapësira dhe u kthyen në shtëpitë e tyre -tha Nadica Vëçkova, QMK.
Në ndihmë të familjeve pa kulm mbi kokë ka dal edhe Ministria e Punëve dhe Politikës Spciale duke i ofruar hapësira strehimi në qendrat e kujdesit social. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se janë përmbytur sipërfaqet bujqësore në Demir Hisar, Kërcovë dhe Tetovë, ku janë dëmtuara kulturat bujqësore dhe vreshtaria. Por deri më tani, sipas informacioneve nga Njësitë Rajonale për Bujqësi asnjë bujk nuk ka paraqitur dëmet e shkaktuara.
Nëse diku ka dëme të sipërfaqeve bujqësore, të paraqiten në Njësinë Rajonale, që ne të mund të fillojmë me procesin e dëmshpërblimit. Njëkohësisht do të duhet të japin informacione deri tek Qeveria dhe komisionet të cilët do të dalin ne vend ngjarje dhe me proces verbalin do të konfirmojnë dëmet e shkaktuara – u shpreh Trajan Dimovski,Ministria e Bujqësisë.
Reshjet e shumta të shiut, kanë nxjerrë në sipërfaqe mbeturina të llojeve të ndryshme. Qytetarët reagojmë lidhur me pamjet përgjatë lumit Vardar duke apeluar për kujdes më të madh për këtë pasuri natyrore.
“Duhet i gjithi të pastrohet dhe të ndalohet të hidhet mbeturina nga çdo anë. Askush nuk mbanë llogari për asgjë. Populli është shumë i pa ndërgjegjshëm”.
“Lumi Vardar jo vetëm që duhet të pastrohet por ne edhe si vullnetar dhe si adhurues të natyrës e pastrojmë, por duket se kjo duhet të bëhet në mënyrë pak më të organizuar”.
Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se sipas parashikimeve të fundit, reshje të shiut ne Maqedoni do të rikthehen sërish nga e mërkura.
Valmira Zendeli

