Enti shtetëror i revizionin ka vërtetuar një varg parregullsish në punën e komunës së Sarajit gjatë vitit 2016-të. Revizioni ka konstatuar se janë shpenzuar 24.000 euro për riparimin e automjeteve, mirëmbajtjen e softuerit dhe harduerit, organizimin e olimpiadës shkollore duke mos pasur për këtë dokumente kontabilimi. Gjithashtu, mbi 4000 euro janë shpenzuar për karburant për automjetet zyrtare, por nuk ka urdhëresa prej të cilave mund të konfirmohet se kush i ka shfrytëzuar automjetet, për çfarë qëllimi dhe sa kilometra janë kaluar. Revizorët gjithashtu kanë vërtetuar se nuk ka “pasqyrë” të qartë as për shpenzimet e rrugës dhe ato ditore. Për borxhet e komunës ekzistojnë dy shifra. Sipas Bilancit të gjendjes, komuna në vitin 2016-të ka pasur obligime prej rreth 1,2 milionë euro ndërsa në kontabilim janë mbi 1,7 milionë. Pa marrë parasysh cila shifër është, ish kryetari Bekim Murati ka pasur obligim ligjor të shpall jostabilitet financiar, por një gjë të tillë nuk e ka bërë.
Obligimet e evidentuara në vitin 2016-të janë më të larta për 122% në raport me obligimet e njëjta të vitit 2015 që kapin shifrën prej 47.863.000 denarë (778.000 euro). Obligimet e mara janë për 52% më të mëdha nga të ardhurat e realizuara -thuhet në njoftimin e Entit Shtetërorë për Revizion.
Me vendimin e Qeverisë, nga viti 2013-të, 17 objekte në suazat e qendrës rekreative “Liqeni Treska” janë zhvendosur në pronësi të komunës Saraj. Megjithatë, deri në ditën e revizionit nuk është kryer pranim- dorëzimi formal i objekteve. Komuna ka formuar ndërmarrje të posaçme publike që të ekonomizojë me kompleksin në fjalë, por në të në vitin 2016-të nuk është investuar asnjë denarë.
Në vitin 2016-të nuk janë realizuar investime në qendrën sportive- rekreative “Liqeni Treska” me të cilat do të mundësohej funksionimi normal i kompleksit. Në këtë periudhë ka pasur rrënim shtesë dhe shkatërrim të objekteve ekzistuese – njoftojnë nga Enti Shtetërorë për Revizion
Nga komuna e Sarajit janë arsyetuar se nuk mund të ndërmarrin aktivitete sepse për loMirko Trajanovskikacionin nuk janë miratuar plane urbanistike, për disa objekte po zhvillohet procedurë legalizimi ndërsa një pjesë janë dhënë me qira.

