Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është tema në të cilën sot në panel debat do të flasin ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ambasadorja e Republikës së Kroacisë Danijella Barishiq, koordinuesi nacional për NATO-n Stevo Pendarovski dhe analisti politik Sasho Ordanoski.
Pyetjet në të cilat do të përgjigjen panelistët kanë të bëjnë edhe me atë nëse zbatimi i aktiviteteve në kornizat e procesit garantojnë transparencë të institucioneve dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe në sfidat dhe mundësitë të cilat hapen në këtë proces.
Panel diskutimi është në organizim të CIVIL Media, si pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë”, të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Federale Gjermane.

