Në Gjykatën Penale Shkup 1 sot fillon gjykimi për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale (PPS) “Thesari” për furnizimin e pajisjeve për spiunim në të cilën i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Sipas sistemimit të ri të gjykatësve në Gjykatën Penale, lëndën e udhëheq gjykatësja, Xhaneta Begtoviq.
Krahas Mijallkov në këtë rast akuzohen edhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shef i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski, i cili është në arrati në Selanik.
Ata ngarkohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimin dhe shkaktimin e dëmit në Buxhet gjatë furnizimit të pajisjeve elektroniko-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë në kuadër të DSK-së dhe trajnimin për përdorimin e saj prej një kompanie prej Britanisë së Madhe.

