02 Shkurt
Ish kryeministri Nikola Gruevski nuk e ka kuptuar në tërësi aktakuzën për “shuplakat e porositura” ndaj ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Shembullin e tij sot e ndoqën edhe të akuzuarit e tjerë, përveç deputetes Daniela Rangelova, e cila tha se e din saktë për çfarë ndiqet nga Specialja. Ndaj qëndrimit të këtillë reaguan Prokurorët special. Ndryshe Fatime Fetai kërkoi ekspertizë psikiatrike për të gjithë ata që nuk e kuptojnë aktakuzën. Reagoi edhe gjykatësi, që ndaj vendimit që Gruevski të kërkojë me shkrim që Specialja t’ia dorëzojë aktakuzën me ndryshimet teknike, me të cilat dy të akuzuar paraprakisht pranuan fajin.
Ju jeni intelektual dhe me të vërtetë nuk ka nevojë, vërtetë nuk e di se si më qartë t’ua sqaroj aktakuzën – tha gjykatësi Dushko Josifovski.
Avokatët më shumë se tre orë tentuan ta anulojnë seancën e sotme kryesore. Në ndërkohë, gjykimi do të vazhdojë më 13 mars. Një nga vërejtjet e avokatëve ishte edhe mënyra se si udhëhiqet seanca. Pas pauzës së parë, kamerat që filmonin seancën u zhdukën, ndërsa gjykatësi përkatës filloi t’i kërkojë nëpër hapësirat e gjykatës. Në fund doli se në përdorim i ka marrë kolegia e tij, Sofija Laliçiq. Ndaj kësaj, u prononcua i akuzuari Mile Janakieski.
Erdhi jeta…- tha ai.
Rasti për shuplakat e porositura filloi prej fillimit me ndryshimin e orarit të gjykimit në Gjykatën Penale. Dy të akuzuarit, Tomislav Lazarov dhe Jordan Ristovski pranuan fajin dhe morën dënime me kusht. Në këtë rast, akuzohen gjithsej 14 persona. Ndryshe, sipas PSP-së, Nikola Gruevski për shkak të interesave të biznesit, përmes protestës së organizuar para Komunës Qendër në Shkup ka tentuar të pengojë anulimin e planeve të hollësishme urbanistike, ndërsa protesta është organizuar për gjoja të pengohet rrënimi i kishës Shën Konstantini dhe Elena në Qendër të Shkupit.
Bojan Stojanovski

