Author: almakos

01 Shkurt Qyteti i Shkupit njoftoi se prej sonte në orën 20 hiqet transporti publik falas në Shkup, ndërsa menjëherë hiqen masat dhe rekomandimet e jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit, pas marrjes së informacioneve nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor se përqendrimet mesatare ditore të PM10 grimca në ajër janë nën pragun e definuar të alarmimit nga 200 µг/m3 dhe episodit me ndotjen e rritur gjatë dy ditëve radhazi është hequr. Me këtë, masat dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit hiqen menjëherë. Por, Qyteti i Shkupit t’u mundësojë qytetarëve të cilët në vendin e…

Lexo më Shumë

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”. Ata kanë rrëfyer shumëçka nga jeta e tij, ndër to ka cituar edhe takimin e parë me bashkëshorten e tij. “Kisha vendosur të mos martohem, por sapo pashë Nerën i thash: Ti do të jesh gruaja ime”, ka thënë Fejzullahu. “Jeta pranë Sabrit prej 32 vitesh ka qenë shumë e ëmbël, ndonjëherë pak e hidhur por jo në kuptimin negativ. Gratë që kanë burrat këngëtarë më kuptojnë. S’është lehtë, duhet sakrificë por pastaj të merr vala. Por pranë Sabriut si njeri…

Lexo më Shumë

31 Janar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përkohësisht deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese ka pezulluar vendimin për rritje të pagave për kabinetin qeveritar.Vendimi i kryeministrit Haradinaj erdhi pasi që Agjencia Kundër Korrupsionit e kishte cilësuar të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar.“Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshëm dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin”. “Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të…

Lexo më Shumë

31 Janar Para pak çastesh në afërsi të Shtëpisë së Pleqve në lagjen e Fushë Tophanes në Çair janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dal në vendngjarje dhe ka bllokuar vendin ku kanë ndodhur të shtënat dhe po punon në zbardhjen e rastit. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të plagosur eventual. Për informata më të  hollësishme, në lajmet e orës 19:00.

Lexo më Shumë

Dhjetëra protestues janë grumbulluar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  për të shprehur revoltën e tyre ndaj vizitës së ndërmjetësit Metju Nimic, i cili po qëndron disa metra larg në Holidey In.

Lexo më Shumë

31 Janar Komisioni i formuar nga ana e ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin e vdekjes së lehonës 31 vjeçare në spitalin privat “Sante Plus” ende nuk ka përfunduar shqyrtimin e rastit. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se në bazë të rezultateve të fundit që ky Komision do t’i nxjerr në pah, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme. Komisioni i formuar nga ana e ministrisë ende nuk e ka përfunduar punën, pasi presin të mbërrijnë disa rezultate nga shqyrtimet e bëra. Por ju garantoj se do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm kur do t’i marrim të…

Lexo më Shumë

31 Janar Qyteti i Shkupit miratoi vendimin në shumë prej 7 milionë denarë për përgatitje të projektit për revitalizimin e Liqenit Treska. Pro këtij vendimi votuan këshilltarët shqiptarë dhe ata të pozitës, ndërkohë që opozita ngriti duart kundër duke përkujtuar kreun e Shkupit, Shilegov se Komuna e Sarajit tashmë po mban në sirtar një studim për këtë liqe të përgatitur paraprakisht nga ish kreu I Shkupit, Koce Trajanovski. “Tingëllon shumë abstrakte që ndonjëherë qytetarët e Shkupit do të kënaqen në benefitet e Treskës tonë të bukur. Tre vjet për një projekt dhe shtatë milionë denarë mendoje që askush nga grupi…

Lexo më Shumë

31 Janar Qeveria e Maqedonisë ka shpallë konkurs për drejtorë dhe zv/drejtor në një numër të konsiderueshëm të institucioneve ku do të mund të konkurrojnë të gjithë qytetarët që I përmbushin kriteret e parapara. Bëhet fjalë për, postet udhëheqëse të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Doganës, Byros për Prokurime Publike, Qendra për menaxhim me kriza, Fondit të Shëndetësisë etj. Kur jemi te shëndetësia, ministri Venko Filipce paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të emërohen drejtor të ri nëpër klinikat ku kanë udhëhequr kuadro të Aleancës për Shqiptarët. Nga ana tjetër Qeveria ka shkarkuar Aleskandër Donev nga posti I drejtorit…

Lexo më Shumë

31 Janar Këshilli i prokurorëve publik zgjodhi shtatë prokurorë në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një pjesë e të zgjedhurve edhe deri tani ishin në këtë Prokurori, derisa të tjerët janë zgjedhur për herë të parë. Më interesante për opinionin është zgjedhja e Marija Gjorgevës, njëra prej dy prokuroreve të cilat në kushte të paqarta u larguan nga PSP-ja me vendim të Katica Janevës. Ajo është në lidhje farefisnore me kryetarin e Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterijev, i cili pranoi se ka qenë i pranishëm në votimin për zgjedhjen e saj për shkak të…

Lexo më Shumë

31 Janar Gjykata Penale e Shkupit ka miratuar në tërësi akuzën për lëndën e speciales “Trevnik”. Në këtë rast akuzohen tre persona, gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, dhe dy vllezërit e tij. Sipas akuzës së PSP-së, në periudhën 2011-2013, ata kanë kryer ndërtime pa leje në komunën e Zelenikovës.

Lexo më Shumë

31 Janar Sindikata e industrisë, energjetikës dhe minierës së Maqedonisë kërkon të tërhiqen propozim-ndryshimet e Ligjit për lëndët e para minerale. Sindikata në njoftimin e sotëm shpreh shqetësimin për punonjësit në miniera sepse miratimi i ndryshimeve ligjor, siç thuhet, paraqet kërcënim serioz për ndërprerjen e punëve të minierave. “Me gjithë respektin për kujdesin ndaj ambientit, konsiderojmë se miniera si veprimtari që në mënyrë serioze kontribuon në PBV-në e përgjithshme të shtetit, meriton të paktën analizë profesionale dhe shkencore të gjendjeve para se të propozohen çfarëdo dispozitash ligjore. Minierat deri në këtë moment funksionojnë sipas standardeve aktuale dhe sipas lejeve të…

Lexo më Shumë

31 Janar Njohësit e çështjeve diplomatike vlerësojnë se tani është momenti i duhur për zgjidhjen e kontestit për emrin. Profesori Llazar Llazarov vlerëson se ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin, Metju Nimic këtë radhë në Shkup dhe Athinë vjen me zgjidhje dhe porosi konkrete. Shpresoj se valixhja diplomatike e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimicit nuk do të jetë bosh, por do të jetë me disa rezultate, zgjidhje konkrete. Përpos atyre pesë zgjidhjeve: Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re, Republika e Maqedonisë (Shkup), mbase sigurisht ka edhe porosi të tjera edhe nga ana e SHBA-ve edhe nga ana e Bashkimit…

Lexo më Shumë