31 Janar
Këshilli i prokurorëve publik zgjodhi shtatë prokurorë në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një pjesë e të zgjedhurve edhe deri tani ishin në këtë Prokurori, derisa të tjerët janë zgjedhur për herë të parë. Më interesante për opinionin është zgjedhja e Marija Gjorgevës, njëra prej dy prokuroreve të cilat në kushte të paqarta u larguan nga PSP-ja me vendim të Katica Janevës. Ajo është në lidhje farefisnore me kryetarin e Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterijev, i cili pranoi se ka qenë i pranishëm në votimin për zgjedhjen e saj për shkak të nevojës për kuorum, por ka votuar i përmbajtur.
Alsat-M

