31 Janar
Sindikata e industrisë, energjetikës dhe minierës së Maqedonisë kërkon të tërhiqen propozim-ndryshimet e Ligjit për lëndët e para minerale. Sindikata në njoftimin e sotëm shpreh shqetësimin për punonjësit në miniera sepse miratimi i ndryshimeve ligjor, siç thuhet, paraqet kërcënim serioz për ndërprerjen e punëve të minierave. “Me gjithë respektin për kujdesin ndaj ambientit, konsiderojmë se miniera si veprimtari që në mënyrë serioze kontribuon në PBV-në e përgjithshme të shtetit, meriton të paktën analizë profesionale dhe shkencore të gjendjeve para se të propozohen çfarëdo dispozitash ligjore. Minierat deri në këtë moment funksionojnë sipas standardeve aktuale dhe sipas lejeve të merituara të punës”, thonë nga kjo Sindikatë.

