01 Shkurt
Mbi një mijë raste të reja me grip janë shënuar gjatë javës së fundit të janarit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik ky numër është 70% më i lartë krahasuar me javën e tretë të muajit janar ku numri i personave të prekur me grip ka qenë 637. Grupmoshat më të prekura kanë qenë nga 15-64 vjeç, ndërkaq Gostivari dhe Tetova kanë qenë qytetet në të cilët janë regjistruar shumica e rasteve. Rastet e regjistruara me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin për herë të parë gjatë këtij sezoni kanë tejkaluar kufirin javor që nënkupton shënimin e fillimit të sezonit të gripit. Numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin për sezonin 2017-2018 ka arritur në 3,478. Virusi pritet të rritet dhe të arrijë kulmin gjatë javëve në vazhdim.

