01 Shkurt
Prokuroria Themelore në Shkup ka marrë lëndën lidhur me vdekjen e lehonës nga Kërçova në spitalin privat “Sante Plus”. Prokurori i përgjithshëm kompetent nga Prokuroria themelore e Shkupit ka sjellë urdhër për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme. Pas shqyrtimit dhe analizimit të materialit dhe pas marrjes së protokollit nga Instituti i mjekësisë ligjore, kriminalistikës dhe mjekësisë deontologjike, do të ndërmerret një vendim.

