31 Janar
Në Gjykatën Penale filloi seanca për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.
Gjykatësi Goran Boshevski në fillim të seancës tha se gjykimi fillon nga fillimi pasi ka ndryshuar këshilli gjyqësor. Në seancë marrin pjesë Gruevski, Janakieski, Peshevski dhe Georgievski. Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër . Sipas PSP-së, ku i kanë shkaktuar buxhetiti një dëm prej së paku 155 milionë euro .

