30 Janar
Qytetarët e Shkupit sërish po thithin ajër të ndotur. Dy ditët e fundit grimcat PM 10 kaluan kufirin e lejuar në Lisiçe e Gazi Babë. Nga sot rikthehen masat kundër ndotjes, transporti publik falas, ndërprerje e aktiviteteve ndërtimore ndërsa nga puna lirohen shtatzënat, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronik.
Për këtë shkak menjëherë urdhërova shërbimet në qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike Qarkulluese që transporti publik të jetë të falas, të rritet mbikëqyrja inspektoriale, të ndërpriten aktivitetet ndërtimore. Ftoj edhe MPB-në që të kryej sa më shumë kontrolle ndaj makinave që ndotin ajrin dhe pres që ky lloj i masave që do ti ndërmarrim, qytetarët edhe do ti respektojnë edhe do të përdorin transportin publik me qëllim që ajri ti rikthehet kornizave shëndetësore për gjithë qytetarët – deklaroi Peter Shilegov, kryetar i Shkupit.
Nga Qeveria thonë se kanë obliguar të gjitha organet shtetërore të zvogëlojnë deri në 50 % përdorimin e makinave zyrtare si dhe të sigurojë kufizime të punimeve ndërtimore nëpër objekte.
Melihate Rustemi

