29 Janar
Ligji i amnistisë, i cili u miratua nga shumica parlamentare dhe me të cilin ju mundësohet disa kategorive të të burgosurve të dalin nga burgu, nga sot hyn në fuqi. Sipas të gjitha procedurave i gjithë dokumentacioni i të dënuarve ka mbërritur në gjykatë.
Me Ligjin për amnisti propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë votuar më datë 15.01.2018 nga Kuvendi i Maqedonisë, në burgun e Idrizovës nga gjithsej të burgosur 1754 do të përfshihen 1438 të burgosur. Nga gjithsej 1754 të burgosur në burg të Idrizovës, sipas nacionaliteteve janë: Maqedonas 621, Shqiptar 569, Romë 257, Turq , 43, të tjerë157, të burgosur në kërkim 107. Me Ligjin për amnisti do të amnistohen gjithsej 1438 të dënuar,1005 të dënuar do të fitojnë ulje të dënimit me 30% nga dënimin i përgjithshëm i plotfuqishëm.
Amnistia nuk përfshin të dënuarit me burg të përjetshëm, për vrasje, përdhunim, pedofili, terrorizëm, vepra penale kundër shtetit, kundër rendit dhe qetësisë publike, vepra penale kundër njerizimit dhe të drejtës ndërkombëtare.

