29 Janar
Sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev. Ai dyshohet për marrje ryshfeti nga një biznesmen nga Strumica, në kohën kur ai ishte kryetar i kësaj komune. Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit të kaluar vendosi që dëshmitë video-materialet t’i kthejë përsëri në procedurë.
Gjykatësja e cila deri tani ka gjykuar lëndën, Deana Gruevska-Ilievska, nuk do të kryesojë më këtë lëndën, pasi është transferuar në një tjetër sektor. Vendin e saj pritet ta marrë një tjetër gjykatëse nga Departamenti i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zoran Zaev në lëndën “Ryshfet” akuzohet për kërkim të ryshfetit prej 160 mijë eurove nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev, për legalizimin e tokës ndërtimore në komunën e Strumicës.

