26 Janar Drejtori i një shkolle fillore në Tetovë ka denoncuar në polici se dy nxënëse të klasës së tetë i kanë rrëfyer atij, se shoqja e tyre 14-vjeçare ka qenë e keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht nga babai i saj. Drejtori më pas ka biseduar me vajzën e dhunuar cila e ka konfirmuar rastin. MPB-ja informon se vajza është kontrolluar nga gjinekologu dhe tani priten rezultatet. Babai i dyshuar për momentin është ndaluar në stacion policor në Tetovë.
Author: almakos
25 Janar Historiani amator Cristian Borman ka gjetur një pjesë të madhe të murit origjinal të Berlinit në pjesën e pyllit të qytetit. Borman ka thënë për DPA se ka gjetur murin e gjatë 80 metra në paralagjen Pankov para disa vitesh dhe këtë ia kishte bërë me dije autoriteteve të qytetit nga frika se vandalët mund ta shkatërrojnë, transmeton AP. Muri i Berlinit ndante qytetin në dy pjesë: lindore dhe perëndimore, dhe ishte ndërtuar në vitin 1961 për t’u shembur në vitin 1990.
25 Janar Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor përmes një reagimi me shkrim ka theksuar se kontrolli i jashtëzakonshëm në spitalin privat “Sante Plus” ka qenë në përputhje me ligjin, duke hedhur poshtë akuzat e spitalit se kontrollet janë bërë në mënyrë tendencioze dhe manipulative me qëllim të rrëzimit të reputacionit të spitalit. Inspektorati shtetëror në reagimin me shkrim i ka quajtur si “presion direkt ndaj punës së tij” akuzat e tilla. Gjatë ditës së djeshme ky Inspektorat njoftoi se ia ka vënë drynin spitalit “Sante Plus” pasi gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi të caktuara. Vendimi i inspektoratit sanitar dhe shëndetësor erdhi…
25 Janar Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri dha dritë jeshile për lexim të dytë për propozim ligjin për ndryshime në ligjin për informacione të klasifikuara, ligji për punë të Brendshme si dhe ligji për Polici. Për asnjërin nga propozimet nuk ishin parashtruar amendamente. Propozimet kanë të bëjnë me themelimin e Ombdusmanit Policor dhe kontrollit të jashtëm të MPB-së bashkërisht me Organizatat joqeveritare, si dhe reduktimin e mjeteve të dhunës si plumbat e gomës, paralizuesit elektrik dhe topat e ujit. Pas njoftimit zyrtarë nga Komisioni, Kuvendi përmes koordinimit do të vendosë seancën kur propozimet do të gjenden në rend dite.…
25 Janar Deputetët sot treguan xhelozi të qartë ndaj pagave që i marrin të punësuarit në Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimit. Të përzgjedhurit e popullit me këmbëngulje kërkonin nga kryetari i këtij institucioni, Klime Popovski që të tregojë sa është paga e tij dhe t’i shkurtojnë shpenzimet e buxhetit për këtë vit. Nëse janë 32 milion denarë, për 32 të punësuar i bie nga 84 mijë denarë pagë bruto për një punëtor.. Do të thotë, ju keni paga të larta, shfrytëzoni taksi, keni automobila personal. Ju shfrytëzoni çdo gjë, plus përfaqësimin. Nuk e di, por një i punësuar tek ju…
< Qytetarët e Shkupit do të paguajnë çmim më të lartë të ujit. Nga muaji shkurt apo mars, banorët do të paguajnë 1,32 denarë më shumë nga çmimi aktual. Nga N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup njoftojnë se çmimi në fakt ka shënuar rënie, por shkaku kryesor për shtrenjtimin është se ndërmarrja do të ketë obligime shtesë që do të sjellin shpenzime më të mëdha gjatë punës. Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup” e merr përsipër mbarëvajtjen e dy stacioneve filtruese për ujërat fekale në lumenjtë Lepenec dhe Treskë, mbarëvajtja e të cilëve në nivel vjetor kushton rreth 100 milionë…
25 Janar Kallëzimi penal kundër gjykatëses supreme, Lidija Nedellkova është dorëzuar tek prokurori kompetent. Po ndërmerren hapat e para më konkrete në fazën parahetimore, që të verifikohen faktet e përmendura në kallëzimin e Gjykatës Supreme në krye me Jovo Vangelovskin. Megjithatë, nga prokuroria shprehen se pas shqyrtimit të fakteve dhe provave, do të merret vendim nëse ka bazë që Nedellkova të ndiqet penalisht. Në ndërkohë, gjykata më e lartë publikoi dy letrat që Nedellkova i kishte dërguar në Gjykatën Penale, me udhëzime se si të veprojnë me lëndët e prokurorisë Speciale. Sipas Supremes, dokumenti ka përmbajtje të pavërtetë, ndërsa Nedellkova…
25 Janar Ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm do të mundësojë evitimin e të gjitha gabimet dhe lëshimet e deritanishme në shumë tekste shkollore. Kështu u shpreh zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili duke bërë sqarime rreth ndryshimeve tha se Shërbimit Pedagogjik i jepet e drejtë t’i ftoj botuesit dhe autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librat, në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Kjo mundësi është e hapur për to, edhe pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik. Shërbimi pedagogjik më pas…
25 Janar Ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm do të mundësojë evitimin e të gjitha gabimet dhe lëshimet e deritanishme në shumë tekste shkollore. Kështu u shpreh zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili duke bërë sqarime rreth ndryshimeve tha se Shërbimit Pedagogjik i jepet e drejtë t’i ftoj botuesit dhe autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librat, në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Kjo mundësi është e hapur për to, edhe pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik. Shërbimi pedagogjik më pas…
25 Janar Ekspertët janë optimistë se çështja e emrit do të zgjidhet shumë shpejtë. Profesori universitar, Blerim Reka vlerëson se intensifikimi i takimeve është sinjal se bashkësia ndërkombëtare u bën presion dy shteteve për ta tejkaluar këtë pengesë të fundit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Takimi i Davosit shpresoj se hapi një faqe të re drejt përfundimit të negociatave maratonike dhe asimetrike midis këtyre dy vendeve. Dhe vetë fakti se takimi ishte tet-a-tet dhe i mbyllur për më se tre orë, dëshmon se nuk ishte takim për të biseduar vetëm sa për të biseduar, por më tepër lë përshtypjen…
25 Janar Qytetarët i vlerësojnë pozitivisht zhvillimet për çështjen e emrit dhe presin zgjidhje të shpejtë. Një pjesë e tyre mendon që ndryshimi i emrave të rrugëve dhe momumenteve nuk duhet të jetë problem i madh. Megjithatë, sipas tyre, kjo çështje nuk do të këtë ndonjë ndikim të madh në përditshmërinë e tyre dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. “Nuk jam shumë optimist për këtë temë. Megjithatë kjo është një temë e ndjeshme dhe do duhet pak më shumë kohë për atë. Është pozitive që ka dialog po për çdo rast mendoj që duhet të jemi më të vëmendshëm rreth…
25 Janar Takimi mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij Grek Aleksis Cipras për çështjen e emrit, përgjithësisht u vlerësua pozitivisht në Shkup por jo edhe në Athinë. Partia opozitare greke, “Demokracia e re” theksoi se, për të arritur zgjidhjen e çështjeve komplekse, është e nevojshme eliminimi i irredentizmit dhe ndryshimi i Kushtetutës të Maqedonisë, të cilën ata vazhdojnë ta quajnë si “Fqinji verior”. Kjo parti ka ngritur dyshime se kryeministri Cipras bisedimet me Maqedoninë po i zhvillon kundër interesave nacionale të Greqisë. Kreu i “Demokracisë së re” Kirjakos Micotakis, nga foltorja e Parlamentit Grek porositi se “Nuk do…

