25 Janar
Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri dha dritë jeshile për lexim të dytë për propozim ligjin për ndryshime në ligjin për informacione të klasifikuara, ligji për punë të Brendshme si dhe ligji për Polici. Për asnjërin nga propozimet nuk ishin parashtruar amendamente. Propozimet kanë të bëjnë me themelimin e Ombdusmanit Policor dhe kontrollit të jashtëm të MPB-së bashkërisht me Organizatat joqeveritare, si dhe reduktimin e mjeteve të dhunës si plumbat e gomës, paralizuesit elektrik dhe topat e ujit. Pas njoftimit zyrtarë nga Komisioni, Kuvendi përmes koordinimit do të vendosë seancën kur propozimet do të gjenden në rend dite.
Alsat-M

