25 Janar
Deputetët sot treguan xhelozi të qartë ndaj pagave që i marrin të punësuarit në Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimit. Të përzgjedhurit e popullit me këmbëngulje kërkonin nga kryetari i këtij institucioni, Klime Popovski që të tregojë sa është paga e tij dhe t’i shkurtojnë shpenzimet e buxhetit për këtë vit.
Nëse janë 32 milion denarë, për 32 të punësuar i bie nga 84 mijë denarë pagë bruto për një punëtor.. Do të thotë, ju keni paga të larta, shfrytëzoni taksi, keni automobila personal. Ju shfrytëzoni çdo gjë, plus përfaqësimin. Nuk e di, por një i punësuar tek ju shpenzon sa tre deputetë – tha Goran Milevski – LSDM.
Popovski u arsyetua se pagat patjetër të jenë të larta sepse në të kundërtën kuadri do të largohet dhe nuk do të dëshirojë të punojë në këtë institucion.
Puna e jonë është e vërtetuar me ligj dhe të gjitha përfitimet financiare janë të vërtetuara po ashtu me ligj. Unë po mos ta dija dhe po të mos kisha informata rreth të ardhurave, nga ky pozicion ndoshta edhe unë nuk do të kisha motiv që të punoj këtu – u shpreh Klime Popovski, kryetarë i AMS-së.
Deputetët kujtuan Popovskin se shpenzimet e tyte në fakt do të paguhen nga kurrizi i qytetarëve. Popovski shtoi se kah mesi i vitit do të kenë revizion dhe rekomandime nga Banka Popullore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar që të shohin se ku mund të përmirësohen.
Verica Pavlloska

