25 Janar
Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor përmes një reagimi me shkrim ka theksuar se kontrolli i jashtëzakonshëm në spitalin privat “Sante Plus” ka qenë në përputhje me ligjin, duke hedhur poshtë akuzat e spitalit se kontrollet janë bërë në mënyrë tendencioze dhe manipulative me qëllim të rrëzimit të reputacionit të spitalit. Inspektorati shtetëror në reagimin me shkrim i ka quajtur si “presion direkt ndaj punës së tij” akuzat e tilla. Gjatë ditës së djeshme ky Inspektorat njoftoi se ia ka vënë drynin spitalit “Sante Plus” pasi gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi të caktuara. Vendimi i inspektoratit sanitar dhe shëndetësor erdhi pak ditë pas vdekjes së 31 vjeçares nga Kërcova e cila në këtë spital ka kryer lindje cezariane.
Alsat-M

