25 Janar
Kallëzimi penal kundër gjykatëses supreme, Lidija Nedellkova është dorëzuar tek prokurori kompetent. Po ndërmerren hapat e para më konkrete në fazën parahetimore, që të verifikohen faktet e përmendura në kallëzimin e Gjykatës Supreme në krye me Jovo Vangelovskin. Megjithatë, nga prokuroria shprehen se pas shqyrtimit të fakteve dhe provave, do të merret vendim nëse ka bazë që Nedellkova të ndiqet penalisht. Në ndërkohë, gjykata më e lartë publikoi dy letrat që Nedellkova i kishte dërguar në Gjykatën Penale, me udhëzime se si të veprojnë me lëndët e prokurorisë Speciale. Sipas Supremes, dokumenti ka përmbajtje të pavërtetë, ndërsa Nedellkova pa mbajtur seancë ka dhënë urdhër dhe ka bërë falsifikim. Për Nedellkovën kallëzimi penal është i pabazë.
Duhet një nivel më i lartë i diturisë që të kuptohet përmbajtja e letrës së publikuar, për të cilën dikush konsideron se është e pavërtetë. Nuk dua ta komentoj joprofesionalizmin e ngritësit të kallëzimit penal, kjo është e ditur gjithandej. Turpërohem që ekziston gjykatës i tillë dhe është turp të flitet për veprimin e tij. Është më se e qartë se edhe reformat në gjyqësor duhet të jenë në kapacitetin dhe integritetin profesional të gjykatësve – u shpreh Lidija Nedelkova, gjykatëse supreme.
Kallëzimi penal i kryetarit të Supremes, Jovo Vangelovski ndaj Nedelkovës vjen në, momentin kur Këshilli Gjyqësor duhet të merr vendim të prerë lidhur me nismës për shkarkimin e Vangelovskit për veprim joprofesional. Me vendimet e Supremes dhe Jovo Vangelovskit, i cili është kumbar i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja, u arratisën biznesmeni Sead Koçan si dhe dyshja e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski. Me kthimin e sërishëm të Vangellovskit në të Gjykatës më të lartë, në mënyrë të përshpejtuar Lidija Nedellkova u zhvendos nga Këshilli Penal, që mos të punojë lidhur me lëndët e Prokurorisë Speciale.
Bojan Stojanovski

