26 Janar
Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 300 mijë denarë në adresë të familjes së viktimave të tragjedisë në Tetovë. Kryeministri Zaev ka dërguar telegram ngushëllimi deri te familja Zulbehari. “Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia që i ka ndodhur familjes tuaj. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, si dhe në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të shpreh ngushëllim të thellë në këto momente të vështira për ju.” – thuhet mes tjerash në telegramin e Zaevit.
Një ditë më parë në orët e hershme në Tetovë si pasojë e flakëve që përfshinë një shtëpi jetën e humbën 5 persona, nëna 39 vjeçare dhe 4 fëmijët e vegjël.

