26 Janar
Grupi parlamentar i BDI-së ka propozuar kërkesë deri tek Komisioni për Zgjedhje dhe emërime që anëtari i vetëm i këtij Komisioni nga radhët e Lëvizjes Besa Fadil Zendeli të zëvendësohet nga ana e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimit. Deputeti Zendeli tha se përmes këtij propozimi i cili eliminon prezencën e opozitës shqiptare në këtë Komision, cënohen vlerat demokratike. Ai madje paralajmëroi se pas këtij propozimi nuk do të marrë më pjesë në mbledhjet e këtij Komisioni.
Kur nga ana e kryesuesit u lexua një kërkesë e tillë, unë kërkova pushim dhe e lëshova sallën. Sepse kur me prezencën time krijohet kuorum për mbajtjen e mbledhjes, ky është një veprim i turpshëm i shumicës parlamentare, deputetëve që ishin prezent nga shumica nga LSDM dhe koalicioni i tyre dhe nga përfaqësuesi i BDI-së. 5:08 U keqpërdor edhe demokracia dhe me një mënyrë më të vrazhdë u tentua që të cenohet çdo vlerë demokratike dhe politike që ky institucion si pallat i demokracisë duhet të sundojë – tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi tha bllokimi i punës së këtij Komisioni si pasojë e mosprezencës së anëtarëve të Lëvizjes Besa, ka sjellë deri në këtë propozim.
Deri më tash, ky Komision nuk ka funksionuar ashtu siç duhet për arsye se VMRO-ja dihet më se ka shpallë bojkot kurse opozita tjetër, Lëvizja Besa nuk ka shpall publikisht bojkot por rrinë prapa dyerve të Kuvendit dhe aktivitetet e tyre e kanë pamundësuar funksionimin normal të parlamentit, gjegjësisht Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Nuk ka qenë qëllimi që të hiqet Fadil Zendeli por qëllimi ka qenë që ne si shumicë parlamentare me kushtet që parasheh rregullorja e Kuvendit të kemi shumicë në këtë Komision, sepse në bazë të proporcionit dhe rregullores së Kuvendit që grupeve parlamentare që janë në Kuvendin e Maqedonisë i takon që edhe në këtë Komision të kenë shumicën – deklaroi Ejup Alimi, Koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Nga ana tjetër kryesuesi i këtij Komisioni, Hari Llokvenec tha se seanca e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime ka rrjedhur në atmosferë tërësisht demokratike, dhe në rast të vërejtjeve deputeti i Besës ka pasur të drejtën e ndërhyrjes.
Sot Kuvendi demonstroi se ka demokraci në të dhe mënyrë të funksionimit, unë si udhëheqës me Komisionin mora propozim të cilin e vura në shqyrtim në seancë dhe gjatë seancës hapa debat. Vetë debati tregon se mund të kërkohej procedurale, intervenim nga ana e z.Zendelit dhe kërkesë për pauzë e cila ishte tërësisht e respektuar. Nëse dikush prej jush apo kushdo qoftë nga opinioni i gjerë mund të ketë vërejtje në këtë lloj të funksionimit të procedurave parlamentare, atëherë do kishin folur për atë temë – tha Hari Llokvenec, Deputet i LSDM-së dhe kryesues i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime.
Komisioni për zgjedhje dhe emërime gjithsej numëron 12 anëtarë. Gjashtë prej tyre janë nga radhët e VMRO-së, pesë nga ana e LSDM-së, një anëtarë e ka Lëvizja Besa dhe një anëtar BDI-ja. Që kur VMRO-ja bojkoton Kuvendin, nëse një anëtarë i këtij Komisioni nuk ka qenë prezent gjatë seancës, ai është përballur me mungesë kuorumi.
Vjollca Aliti

