25 Janar
Sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit I lindur në vitin 1940. Fillimisht është përfshirë kati I dytë I shtëpisë së vjetër që sipas pronarit I cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, mund të kishin mbetur të vdekur reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj. Zjarri është vënë nën kontroll. Ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi I aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.

