23 Janar
Nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, është konstatuar se gripi ende është në nivel të lartë. Për momentin janë regjistruar 1,739 raste të të prekurve nga gripi dhe pritet rritje e numrit gjatë periudhës së ardhshme.
Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar, dërgoi vendim deri te të gjitha shkollat fillore dhe të mesme për pastrim themelor dhe dezinfektim të hapësirave shkollore, sigurim të mjeteve higjienike si dhe ndjekje të rregullt të mungesës së fëmijëve në mësim.
Janë paraqitur edhe 2 raste të reja të fruthit nga ana e Institutit për Shëndet Publik. Rasti i parë bën fjalë për një fëmijë të moshës gjashtë muajshe, e cila për shkak të moshës ende nuk është vaksinuar, por e njëjta është në gjendje të mirë. Rasti i dytë është një burë i moshës 40 vjeçare ( i vaksinuar me një dozë vaksine) i cili ka qenë i kontrolluar vetëm në ambulancë dhe është lëshuar për mjekim shtëpiak. Për të dyja rastet nuk ka të dhëna për lidhshmëri epidemiologjike si dhe që kanë pasur kontakt me të sëmurë nga fruthi.

