22 Janar
Këshilli i komunës së Çairi për kryetar të këshillit ka zgjedhur Xhemile Mehmetin, këshilltare e lëvizjes Besa nga grupi i Bilall Kasamit. Ajo dhe një këshilltar tjetër nga grupi i Kasamit kanë kaluar në radhët e koalicionit BDI-LSDM duke mundësuar kështu kapërcimin e krizës me kreun e këshillit i cili deri tani nuk ishte ishte zgjedhur për shkak të mungesës së numrave të mjaftueshëm të këshilltarëve.
Për zgjedhjen e Xhemile Mehmetit për kryetare të Këshillit kanë votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së dhe dy të lëvizjes Besa, grupi i Bilall Kasamit. Mbledhjen e kanë lëshuar 6 këshilltarë të BESËS, grupi i Shkupit, këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe ata të VMRO-së. Në reagimin e këshilltarëve tjerë të Lëvizjes BESA, thuhet se dy këshilltarët që kaluan në radhët e koalicionit BDI-LSDM kanë tradhtuan idealet e Lëvizjes me të cilën siguruan ulëse në Kuvendin Komunal të Çairit.

