Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca gjyqësore për tre lëndë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”.
Gjykimi për “Trust” javën e kaluar u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq. I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznesmeni Sead Koçan dhe pesë persona tjerë.
Në lëndën “Spiuni” mes 18 personave të akuzuar është edhe ish-gjenerali policor Goran Stojkov dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Vane Cvetanov, ku gjykatës kryesor do të jetë Vlladimir Tufekxhiq.
Seanca paraprake u shtyj dhe arsyeja e ishte mungesa e të pandehurit Marjan Efremov. Gjykata urdhëroi për seancën e ardhshme t’i dërgohet thirrje sipas rregullit. Përndryshe këtë lëndë tani e përfaqëson prokuroria speciale pas marrjes përsipër nga prokuroria e rregullt. Gjykata e Apelit vitin e kaluar i uli dënimet e të pandehurve dhe e ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale. Përveç Efremovit, tashmë të dënuar në rastin janë edhe ish gjenerali Goran Stojkov, Marjan Maxhovski dhe Vane Cvetanov. Në rastin “spiuni”, që është nga viti 2013, 18 persona janë dënuar për bashkim kriminal, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe posedim të paligjshëm të armëve.
Për lëndën “Transporter” janë caktuar dy seanca, të martën dhe të premten. Kjo lëndë ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve për transportin e nxënësve në vitet shkollore 2009-2010 dhe 2010-2011.
Për rastin e parë në vitin 2009 deri në vitin 2010 janë të akuzuar ish kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili gjithashtu është edhe në lëndën “Transportuesi” për të cilën ka akuzë, sekretari i komunës dhe drejtori i tre shkollave fillore. Sipas dëshmive materiale të PSP-së, ata kanë siguruar mjete të kundërligjshme me vlerë prej 230.000 denarë.
Në vitin shkollor 2010-2011 të dyshuarit e njëjtë me transportuesit si ndihmës kanë siguruar para të kundërligjshme me vlerë prej 1.6.43.583 denarë./Almakos

