22 Janar
Për shkak të shumicës së ngushtë parlamentare , ndryshimet në ligjet për realizimin e sanksioneve, për prokurori publike, për veprimtarinë e prokurorisë publike si dhe ligjet për gjykata dhe procedurë penale, mund të miratohen me vështirësi. Në seancën e sotme të komisionit kaloi leximi i dytë i këtyre ndryshimeve, por që ato të miratohen në seancë plenare, nevojitet shumicë e dy të tretave. Për këtë, kryetari i Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve ftoi deputetët e VMRO DPMNE-së opozitare që të kthehen në Kuvend.
“Ftoj deputetët e VMRO DPMNE-së dhe opozitën që sa më shpejtë të kthehet në Kuvend, t’i tejkalojnë problemet brenda- partiake dhe interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve t’i vendosin para interesave të ngushtë partiak”, tha Aleksandar Kiracovski, kryetar i Komisionit për sistem politik.

