Author: almakos

21 Janar “Viale Xhakomo numër 76” dhe “Gjorgji Peshkov nr 5”. njëra adresë në Forli, Itali ndërsa tjetra në rrugën e boemëve në Qendër të Shkupit. Këto i lidh kompania e cila me vite punon në rikonstruktimin e teatrit shqiptar në Shkup. Sipas të dhënave që i siguroi Alsat M, përfaqësuesit e kompanisë “Lamone Moreda” e cila falimentoi para katër viteve, e që paraprakisht firmosi kontratë në vlerë prej 8 milion euro për rekonstruktimin e teatrit, kanë hapur kompani të re në Maqedoni. Pikërisht kjo kompani e re para dy viteve e ka blerë filialin e këtushëm të “Lamone Moreda”.…

Lexo më Shumë

21 Janar “Maqedonia është Greqi”. Me këtë moto, dhjetëra mijëra protestues nga më shumë qytete të Greqisë demonstruan në Selanik kundër zgjidhjes së kontestit rreth emrit me vendin tonë e cila do e përmbante termin Maqedoni. Organizatorë të protestës ishin shoqata dhe organizata greke nga diaspora, shoqata krishtere dhe të sportit si dhe kryetarë komunash e peshkop nga komuna të ndryshme. Ata kërkojnë referendum në Greqi rreth kësaj çështje. Në pjesën tjetër të qytetit ndërkohë u mbajt kundër-protestë e shoqatave majtiste dhe organizatave anarkiste kundër nacionalizmit. Kryeministri grek në intervistë për gazetën “Etnos”, tha se i respekton ndjenjat e bashkëvendësve…

Lexo më Shumë

21 Janar Partitë politike shqiptare kundërshtojnë rikualifikimin eventual të rastit të Almir Aliut, nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Pas publikimit të lajmit në Alsat, nga partitë shqiptare thonë se një gjë e tillë, do të pasqyronte gjendjen e mjerueshme të organeve të drejtësisë në Maqedoni. Nga BDI-ja këmbëngulin në fajësinë e dorasit duke pasur parasysh dëshmitë siç janë video materialet ekzistuese. Kjo tentativë është e papranueshme dhe apelojmë deri tek prokurorët që të tërhiqen nga kjo përpjekje e padrejtë dhe tek gjykatësit që mos ta pranojnë një nismë të tillë skandaloze. Pikërisht këto veprime janë kambana alarmi…

Lexo më Shumë

21 Janar Banorët ankohen se nuk përfillen nga komuna aspak, ndërsa marrëveshjen nuk e respekton as firma e cila menaxhon me hidrocentralet, e cila ka premtuar rregullimin e ujësjellësit dhe rrugës.  Momentalisht pimë ujin nga turbina që përmban vaj përmban lubrifikant të ndryshëm që janë edhe kancerogjene. Por nga pamundësitë për të marr ujë nga burime tjera detyrohemi ta marrim atë ujë. Komuna është e njoftuar për këtë por nuk marrin masa. Ne do presim reagimet e atyre, nëse nuk marrin masa  ne do i nxjerrim krejt banorët e fshatit Përshevc, ose t`i ndalim turbinat ose ta gjejmë fajtorin”. Gjatë verës…

Lexo më Shumë

21 Janar Ambasadori i Francës Timonie, vlerëson se ka hapësirë për përmirësimin e ligjit për gjuhët. Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ambasadori thotë se bëhet fjalë për tekst të ndërlikuar, si në përmbajtje ashtu edhe në pasojat, por kjo nuk duhet të ketë shkak për ndarje ndëretnike. Të jem krejt i sinqertë, do ju them se ka hapësirë për përmirësim në vetë tekstin dhe kjo është e mundur sepse bëhet fjalë për bisedime. Ky është proces që ende nuk ka përfunduar dhe nuk do doja të prononcohem. Pastaj vijon procesi i zbatimit, ndërsa pyetja juaj është shumë…

Lexo më Shumë

21 Janar Rreth 40.000 persona kanë shkuar drejt Selanikut ditën e sotme, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë. Numri i qytetarëve të cilët po i bashkohen protestës sa vjen edhe shtohet shkruan media greke “Protothema”, pasi autobusë nga e gjithë Greqia po i drejtohen Selanikut. Protesta e njerëzve po zhvillohet përballë statujës së Aleksandrit të Madh ndërsa në dorë mbajnë parulla “Jo fjalës Maqedoni”. Flamujt grek po valëviten në shesh ndërsa njerëzit këndojnë këngë nacionaliste me parulla në duar. Më poshtë keni edhe pamje nga protesta. [embedded content]

Lexo më Shumë

21 Janar Kryeministri Edi Rama ka përdorur përkujtimin e “21 janarit”, për të etiketuar armiqtë e reformës në drejtësi, që sipas tij gjenden në Parlament, në organet e drejtësisë, por edhe në “kazanin mediatik”. Në 7 vjetorin e demonstratës që u përmbyll me 4 të vrarë, Rama tha se drejtësia po vonon për këtë ngjarje. 21 janari është kthyer në dëshmitar kombëtar i pafuqisë çerekshekullore të njeriut të zakonshëm të këtij vendi përballë murit qorr dhe shurdh të drejtësisë së tredhur nga krimi, shëmbëlltyrë kombëtare të nevojë ulëritëse të njeriut të zakonshëm për drejtësi dhe padurimit popullor teksa koha ikën…

Lexo më Shumë

21 Janar Policia e Tetovës ka arrestuar 24-vjeçarin I.XH nga fshati Debreshtë të Gostivarit nën dyshimin se ka kryer plot 75 vepra penale. Madje, përpos veprave penale, ai ka mundur të arratiset edhe nga burgu i Tetovës. I.XH akuzohet se ka kryer 51 “vjedhje të rënda”, 18 “vjedhje të mbetura në tentiv”, pesë “vjedhje makinah”, etj.I.XH veprat penale i ka bërë në rajonin e Gostivarit, Tetovës, Strugës, Ohrit, Kërçovës, Resnjës dhe Manastirit, bën të ditur MPB. Gjatë bastisjes në shtëpi madje, është gjetur edhe një pistoletë. Është konstatuar se pistoletën e ka vjedhur në një shitore në Tetovë më 03.01.2018.Po…

Lexo më Shumë

21 Janar Forcat e Bashkuara Maqedonase (FBM) edhe shoqata “Tvrdokorni”, përfshirë eshe disa shoqata t[ tjera, sot në orën 13:00 në Shkup kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit të Maqedonisë. Protesta është thirrur kundër  ”dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë”. Sipas këtyre grupeve, dygjuhësia është humbje e karakterit të shtetit maqedonas dhe se humbet edhe vetë shteti. Ata akuzojnë se me dygjuhësi Maqedonia bëhet shteti i tretë shqiptar në Ballkan.

Lexo më Shumë

21 Janar Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Dizhon të Çairit.  Shetetsja ZH.K (1976) e ardhur nga Tetova ka sulmuar shtetasen M.SH (1984) nga Shkupi me sëpatë,  por shtetësja M.SH i është kundërpërgjigjur me një thikë guzhine duke e goditur disa herë për vdekje.Shtetsja Zh.K është dërguar me makinë të ndihmës së shpejtë në spitalin e Shkupit, por nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve të marra.Ekipe të MPB-së dhe Prokurorisë Publike menjëherë kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rasti dhe pritet që MPB-ja të dalë me një versionin zyrtar në lidhje me vrasjen e radhës…

Lexo më Shumë

21 Janar Moti sot në Maqedoni do të jetë i vrënët dhe i ftohtë, ndërkaq pritet që të ketë edhe reshje shiu në orët e pasdites, kurse në vendet malore shiu do të kthehet në borë. Të reshura më të shumta pritet të ketë në veri-perëndim të vendit, kurse në mbrëmje edhe në pjesën lindore. Temperaturat do të lëvizin nga -3°C e deri më 3°C në mëngjes, kurse nga 5°C e deri më 9°C gjatë ditës.

Lexo më Shumë

20 Janar Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp thotë se me vëmendje ndjek rastin e vdekjes së lehonës Dëbora Xhambazi nga Kërçova, gjatë momentit të lindjes, dy ditë më parë. “Në drejtim të informimit të tërësishëm dhe transparent të opinionit, është formuar komision nga persona profesionistë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Insektorati i shëndetësisë për të vërtetar rrethanat e ngjarjes.” – thuhët në kumtesën e këtij institucioni. 31 vjeçarja ndërroi jetë gjatë ditës së enjte, në Spitalin privat Sante Plus, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë…

Lexo më Shumë